08:30 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pamje të tmerrshme/ Nxënës të shtrirë në tokë, mbi 30 të rinj dërgohen të helmuar në spitalin e Fierit (VIDEO-LIVE)

11:26 | 04/03/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pamje të tmerrshme/ Nxënës të shtrirë në tokë, mbi 30 të rinj dërgohen të helmuar në spitalin e Fierit (VIDEO-LIVE)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar për herë të dytë në harkun e pak ditëve në Gjimnazin “Janaq Kilica” në Fier pasi të paktën 30 nxënës deri më tani janë transportuar në spital pasi kanë shfaqur simptoma helmimi.

Burime bëjnë me dije se nxënësit kanë shfaqur probleme me frymëmarrjen ndërsa disa ambulanca kanë mbërritur në ambientet e shkollës për të bërë transportimin e nxënësve.

Në ambjentet e shkollës është krijuar një kaos i madh ndërsa në oborrin e saj dhe në rrugë shihen nxënës të shtrirë nëpër troturare dhe rrugë.

Në vengjarje kanë mbërritur qytetarë të shumtë dhe familjarë të nxënësve, ndërsa mabulancat vijnë e shkojnë njëra pas tjetrës duke transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit të rinjtë.

Ka një tension nga ana e prindërve pasi kërkojnë informacion për fëmijët e tyre nëse janë pjesë e atyre që janë prekur, ndërsa dera e shkollës është e mbyllur dhe nuk lejohen gazetarët.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivët e Policisë ku gazetarja e Fax News, Fatmira Bajrami raporton se është ngritur një grup hetimor për të mësuar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes së rëndë.

Sipas dëshmive të nxënësve asfiksimi ka ndodhur në orën e mësimit dhe ka prekur një numer të madh të nxënësve. Deri tani mësohet se janë me dhjetra autoambulanca që kanë ardhur për të marrë nxënësit e asfiksuar në frymarrje.

Ne vendngjarje kane shkuar edhe ekseprtë të Policise së Fierit për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe shkakun e gjendjes së mkrijuar.

Nxënësit kanë shfaqur simptoma si  dhimbje të fytit, kollës dhe vështirësisë së frymëmarrjes.

Një prej nxënëseve të kësaj shkolle ka hedhur akuza shumë të forta në mikrofonin  e Fax News, pasi shprehet se ngjarja ka qenë e qëllimshme.

Ajo ka treguar se në shkollë është bërë asnjë eksperiment, ndërsa shton se kaldajat nuk funksionojnë.

“Nuk është asnjë lloj eksperimenti që është bërë, nuk ka fare kaldaja. Kjo është hera e dytë që po ndodh kjo, dhe ne mendojmë se është e qëllimshme. Në orën e pushimit, u hap nujë aromë që të bllokonte frymëmarrjen dhe nuk mbusheshim dot me frymë.

Ka vajza nga e gjithë shkolla që u ka rënë të fikët, kjo është hera e dytë që ka ndodhur është e papranueshme. Aroma është përhapur në shkollë, është një tip gazi, që nuk dimë ta shpjegojmë. Nuk e di nëse është bërë nga njerëz të brendshëm të shkollës, apo nga jashtë. Nuk ka lidhje me eksperimentet dhe me kaldajat siç është thënë më parë”, u shpreh nxënësja.

Në fund të muajit të kaluar disa nxënës dhe mësues të shkollës “Janaq Kilica” janë dërguar në Spitalin e Fierit pasi kanë shfaqur simptoma të ndryshme ndërsa është raportuar më herët se diçka ka shkuar keq gjatë një eksperimenti në një laborator kimie.

Pavarësisht marrjes së ndihmës mjekësore të disa personave, nga ana e autoriteteve nuk u njoftua asnjë shkak e kësaj ngjarjeje.

Mjeku reanimator në spitalin e Fierit, Klinton Gjerazi ka thënë për rastin e parë se në spital kanë mbërritur  10 persona të helmuar, 7 nxënës, 2 mësues dhe sanitarja e shkollës. Mjeku ka thënë se priten analizat për të shpjeguar më qartë situatën.

“Urgjenca ka reaguar shpejt, nxënësit janë shtruar, është ngritur një grup pune. Dikush thotë se erdhi një aromë e keqe që e lidhin me klasën dhe palestrën, se ishte aromë e keqe që na bezdisi fytin si erë pesticide, diçka kimike, që nuk e përcaktojmë dot ne sepse kur del në ajër shpërbëhet. Helmim? Helmimi ka disa kritere të tjera, duhet të kenë konsumuar ushqim, apo lëndë të përbashkët që të kenë helmim masiv. Ishin shtatë nxënës, sanitare dhe arsimtare, gjithsej 10 veta. Shqetësimet mund të kenë qenë ndoshta se janë viroza stinore. Nga grafia kishin shqetësime pulmonare. Diagnoza jonë nuk është akoma e plotë, se u janë marrë analizat e gjakut dhe biokimike. Nxënësit nuk referojnë se kanë ngrënë bashkë apo pirë bashkë, thjeshtë se ishte një aromë e keqe ose dicka e formës areogene, tani nuk jemi në luftë kimike… ” u shpreh mjeku.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: gjimnazhelmimHELMOHEN NXENESITJANAQ KILICA
Pas

“Presidenti i vjen anash Kuvendit”, a ka përçarje te mazhoranca për dekretin e Metës? Balla: Shpresoj që mos ta ketë personale me deputetin nga Skrapari

Para

Maks Haxhia humb njeriun e familjes, shtyhet seanca për Arbër Çekajn

Para
Maks Haxhia arrin në Gjykatë: Do apelojmë masën, kërkojmë pafajësi

Maks Haxhia humb njeriun e familjes, shtyhet seanca për Arbër Çekajn

Discussion about this post

 



Të Fundit

FOTO/ U plagos në Malin e Zi, ndërron jetë i riu nga Mitrovica

Tiranë/ Punëtori i ndërtimit humb jetën pasi bie nga lartësia në një pallat në ndërtim

Avokatja e El Chapos garon në zgjedhje pas reformës historike në drejtësi

Tërbohen anglezët, emigrantët vërshojnë në La Mansh, policët francezë “bëjnë sehir”

PSG, Presidenti Al-Khelaifi ul presionin: Finalja e Champions League nuk ishte objektivi ynë

Stuhi të forta dhe përmbytje në Gjermani! Rrugë mbulohen nga uji, ndërpriten linjat e trenave

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet personi që ndodhej në bord

Gjykata e Apelit vë me shpatulla pas murit Trump-in: Shkarkimet masive të punonjësve federalë do të mbeten të pezulluara

Lëvizje e papritur nga Hamas, jep dritën jeshile për negociata armëpushimi: Gati të lirojmë 10 pengje dhe 18 trupa në këmbim të…

‘Çohu, Serbi’, studentët paralajmërojnë protestë masive në 32 qytete: Sa jetë duhet të humbasin për t’i dhënë fund korrupsionit?

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.