71-vjeçari nga Kuçova që ndërroi jetë mbrëmjen e kaluar nga koronavirusi në spitalin e Infektivit në Tiranë është përsjellë sot për në banesën e fundit.
Në ceremoni ka marrë pjesë vetëm bashkëshortja.
71-vjeçari Fitim Mehmeti është përcjellë për në banesën e fundit nën masa të rrepta sigurie, ndërkohë që në varrim nuk ka marrë pjesë asnjë person tjetër.
Fitim Mehmeti me origjinë nga Kuçova, i trajtuar më herët në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, prej 7 ditësh ishte shtruar në spitalin Infektiv dhe gjatë mbrëmjes pati një komplikacion të menjëhershëm kardiak arterial.
71-vjeçari vuante nga disa sëmundje shoqëruese: Kancer mushkërie, diabet mellitus, fibrilacion arterial dhe hipertension.
(M.Q/Faxweb.al)