Vrasja nga ushtria amerikane me urdhër të Presidentit të SHBA, Donald trump e Kasem Sulejmanit ka zënë faqet dhe kronikat e para të mediave ndërsa vetëm gjatë mbrëmjes së sotme, nëpër mediat e huaja dolën edhe imazhet e para të ngjarjes.
Ndërkohë, së fundmi janë publikuar në internet pamjet 3D të vrasjes së gjeneralit të Gardës Revolucionare të Iranit, Kasem Sulejmani.
Gjenerali u vra mëngjesin e sotëm nga forcat amerikane në Irak ndërsa Presidenti Amerikan e ka komentuar shkurt duke pranuar operacionin dhe shtuar se duhej bërë më herët.
Sulejmani ishte duke udhëtuar me makinë shoqëruar edhe me eskortë të përbëra nga forcat lokale të mbështetura nga Irani për në aeroportin e Bagdadit, kur ai u godit nga një sulm ajror amerikan që i shkaktoi edhe vdekjen.
(F.GJ/FAXWEB.AL)