Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka reaguar pas sulmit të Erion Braçes ndaj LSI edhe për punën që është bërë në bujqësi. Panariti i është “përveshur” Braçes duke i theksuar se “kryetarët tuaj të bashkive të vaditin të paktën palmat e thara buzë rrugëve”.
“Cfare komedie, zoti Brace kur shoh qe paraqet si veper tenden, projektin me te sukseseshem te ujitjes e kullimit te Ministrise se Bujqesise, ate projekt i cili pas cerek shekulli shkretetire investimesh, pajisi me infrastrukture moderne te kanaleve ujitese tokat bujqesore te Lushnjes dhe Fierit. Mijera hektare toka te zhuritura u futen uje per here te pare dhe mijera te tjera u rehabilituan dhe u pastruan nga llumi i baltes por edhe i harresës. Brenda ketij viti edhe 20.000 hektare te tjera toka te thara do te vendosen nen uje. Nje investim ky i papare, qe solli dy fish me shume prodhim dhe eksporte bujqesore. E meqe jemi tek vaditja, kujtojini kryetaret tuaj te bashkive te vaditin te pakten palmat e thara buze rrugeve.”, shkruan Edmond Panariti.
Sjellim në vëmendje që deputeti i PS-së, Erjon Braçe që në mëngjes sot ka ironizuar ish-kreun e LSI-së, Ilir Meta pas deklaratave të forta që dha dje nga mitingu elektoral i Tiranës, kur e quajti Rilindjen e Ramës si sëmundja “Ebola”.
Braçe ka theksuar se “partia e të varfërve dhe të varfërit e zyrave të bujqesisë, janë të zënë. Një pjesë po numërojnë paratë e ditës, të tjerët po kërkojnë Ebolen t’i japin ndonjë lekë!”.
POSTIMI I BRAÇES:
Si oligark qe jam,
po ndjek ujin ne Degen e Krutjes, Degen e Terbufit, Degen e Lushnjes,
parcele me parcele, kudo.
Rrapeza qe ishte problem, u zgjidh!
Me radhe kudo per te ndihmuar bujqit ne punen e tyre.
Keta te tjeret,
domethene partia e te varferve dhe te varfrit e zyrave te bujqesise, jane te zene;
Nje pjese po numerojne parate e dites,
te tjeret po kerkojne Ebolen ti japin ndonje lek! (J.V/Shuplaka)