13:46 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Panariti: Nuk do votojmë akte normative të buxheteve paralele abuzive!

12:16 | 28/09/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Panariti: Nuk do votojmë akte normative të buxheteve paralele abuzive!

”Nuk mund të votojme akte normative të buxheteve paralele abuzive”, ky ka qenë qëndrimi i prerë i ish-ministrit të Bujqësisë Edmond Panariti.

Panariti i LSI-së, teksa fliste për aktin normativ të buxhetit tha se do të merrej me thelbin e këtij akti. ”…rialokimin e fondeve buxhetore duke prekur shtyllat bazë të financimit të sektorëve kyç të vendit si bujqësia, arsimi dhe shëndetësia për të injektuar para të KESH-it për blerje të energjisë për të zbutur krizën energjitike të vendit.”, tha Panariti.

”Në aktin normativ kjo cilësohet masë e përkohshme por në thelb ne jemi futur në cikël pa kthim financimesh pa perspektivë dhe abuzive, të cilat do vazhdojnë me vite me radhë për sa kohë sektori energjitik do të jetë terësisht i pabalancuar duke u mbështetur në 95 % vetëm të bazenet ujore dhe hidrocentralet. Për rrjedhojë thatësira e parë e fut vendin në krizë energjitike dhe çorodit të gjitha programet e zhvillimit, mirëqënien sociale dhe shteron financat shtetërore duke u hapur rrugë abuzimeve dhe shpërdorimeve klienteliste.

Për sa kohë që energjia e vendit nuk është e diversifikuar, kur investimet në burime energjitike të rinovueshme si energjia diellore dhe e erës janë zero ne do të vazhdojmë ta prekim buxhetin ta ç’balancojmë atë duke i hequr burime financimi, bujqësisë dhe arsimit.

Do vijmë këtu përsëri me akte normative, të cilat nuk do jenë të përkohshëm por buxhetet paralele klientele. Gjermania mbulon 35 përqind të nevojave energjitike me energji diellore dhe të erës, ndërsa në zero megjithëse kemi plot 300 ditë vjetore me diell. Ndërkohë vazhdojmë të investojmë në burime jo të rinovueshme por shteruese dhe të prekim buxhetin për të zbutur por jo zgjidhur, kriza qe i kemi krijuar vetë. Për këtë arsye nuk mund të votojmë akte normative të buxheteve paralele abuzive.”, argumentoi më tej ish-ministri.

Sot punimet e Kuvendit u shoqëruan me ndëprerje të sinjalit të transmetimit për televizionet private informative. (V.G/SHUPLAKA)

Etiketa: aktet normativebuxheti i kuvenditedmond panaritiKuvendpanariti
Pas

Njolla mbi Universitetin e Tiranës, Duka: Prodhohen nga zyra të caktuara, pse nuk ka reagim nga institucionet përgjegjëse?!

Para

Deputetja e LSI-së: Sa turp! Kur në sallën e Parlamentit mbyllet mundësia për dëgjesë, vajmedet për t’u dhënë shansin qytetarëve!

Para
Deputetja e LSI-së: Sa turp! Kur në sallën e Parlamentit mbyllet mundësia për dëgjesë, vajmedet për t’u dhënë shansin qytetarëve!

Deputetja e LSI-së: Sa turp! Kur në sallën e Parlamentit mbyllet mundësia për dëgjesë, vajmedet për t'u dhënë shansin qytetarëve!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mesha përmbyllëse për Jubileun e Fëmijëve dhe të Moshuarve/ Vatikani mbushet me fëmijë, Papa Leo XIV: Familjet janë djepi i së ardhmes

Tiranë/ Mashtronte me pagesat e TVSH-së, arrestohet shtetasi italian

Kërcënimet ndaj vajzës së kryeministres Meloni, autor rezulton një profesor gjermanishteje: Gjest impulsiv prej budallai

Tiranë/ Të implikuar në shitje kokaine dhe hashashi, 3 të arrestuar në kryeqytet! Njëri e hodhi drogën nga dritarja e makinës

E rëndë në Durrës/ Policia Kufitare gjen 2 turistë me motor uji të fikur në det, njëri vdes në port, tjetri dërgohet në spital!

Greqi/ Bie nga lartësia në Korfuz, plagoset turisti

Akuzohen për korrupsion, Turqia arreston 4 anëtarë të tjerë të opozitës

Hasani, vizita zyrtare në Qipro dhe Greqi

Aksident në aksin rrugor Korçë -Bilisht/ Automjeti përplaset me motorin, humb jetën 67-vjeçari

Në kërkim të azilit në Britani/ Më shumë se 1,000 emigrantë kalojnë Kanalin e La Manshit në një ditë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.