Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, në një intervistë për RTSH, ka komentuar situatën politike në vend dhe ngjarjet e rëndësishme të vitit që lamë pas.
Majko ka thënë se nëse Partia Socialiste mori pushtetin për herë të dytë një pjesë të meritës e ka dhe PD-ja.
“Viti 2017 ishte shumë i çuditshëm, ne i fituam zgjedhjet si rezultat i punës, por edhe si një dhuratë nga kundërshtari. Nëse 200 mijë votat që do të votonin PD-në do të ishin futur në sistem, sot Partia Socialiste do të ishte duke kërkuar për një koalicion, aleancë”, ka thënë Majko.
(F.G/Faxweb)