06:41 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

“Papa i të gjithë popullit”- Liderët botërorë homazhe për ndarjen nga jeta të Françeskut: Frymëzoi miliona njerëz!

11:50 | 21/04/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Papa i të gjithë popullit”- Liderët botërorë homazhe për ndarjen nga jeta të Françeskut: Frymëzoi miliona njerëz!

Liderët botërore kanë shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut, i cili drejtoi Selinë e Shenjtë që prej vitit 2013, ndërsa sot në orët e para të mëngjesit ai u nda nga jeta në moshën 88 vjeçare.

Presidenti francez Emmanuel Macron është ndër liderët e parë botërorë që i bëri homazhe Papa Françeskut, duke e quajtur atë një “njeri të përulur, në anën e më të cenuarve dhe më të brishtëve”.

Nënpresidenti i SHBA, JD Vance, i cili e takoi ditën e djeshme Papën tha se ishte i lumtur që e kishte parë një ditë më parë.

“Sapo mësova për vdekjen e Papa Françeskut. Mendimet e mia shkojnë për miliona të krishterë në mbarë botën që e donin atë. Isha i lumtur që e pashë dje, edhe pse ishte shumë i sëmurë. Por do ta kujtoj gjithmonë për predikimet e tij në ditët e para të Covid. Ai ishte vërtet i mrekullueshëm” , tha Vance. “

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni tha se e gjithë bota do ta kujtojë Atin e Shenjtë, si “Papa i Popullit:’. “Do të më mungojë edhe mua, kishim një marrëdhënie të jashtëzakonshme personale, mund të flisje për çdo gjë, ishte shumë i veçantë”.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen thotë se “ai frymëzoi miliona njerëz, shumë përtej Kishës Katolike, me përulësinë dhe dashurinë e tij”

Presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola thotë se “buzëqeshja e tij pushtoi zemrat e miliona njerëzve në mbarë globin”

Kryeministri i Indisë Narendra Modi thotë se është “thellësisht i trishtuar” nga vdekja e Papa Françeskut.

Kryeministri polak Donald Tusk e kujton Papa Françeskun si një “njeri të mirë, të ngrohtë dhe të ndjeshëm”.

Presidenti i Egjiptit Abdul Fattah al-Sisi tha se Papa Françesku “ishte një zë paqeje, dashurie dhe dhembshurie”.

Kryeministri holandez Dick Schoof thotë se Papa Françesku ishte në çdo mënyrë një njeri i popullit.

Presidenti izraelit Isaac Herzog përshëndet “dhembshurinë e tij të pakufishme”, ndërsa Presidentja zvicerane Karin Keller-Sutter thotë se Papa Françesku ishte një “udhëheqës i madh shpirtëror, një avokat i palodhur për paqen”.

Pas

Rama në Kavajë me të rinjtë: Jemi përballë një force të një individi 80 e kusur vjeç, që flet “rroma për toma”

Para

Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, Berisha mban një minutë heshtje në fushatë: Burrë i madh i njerëzimit dhe mik i shquar i kombit shqiptar

Para
Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, Berisha mban një minutë heshtje në fushatë: Burrë i madh i njerëzimit dhe mik i shquar i kombit shqiptar

Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, Berisha mban një minutë heshtje në fushatë: Burrë i madh i njerëzimit dhe mik i shquar i kombit shqiptar

 



Të Fundit

Korporata e Investimeve Shqiptare autorizohet për rehabilitimin e “Asllan Rusit” dhe realizimin e projekteve në Elbasan

VKM/ Këshilli i Ministrave miraton vendimin për organizimin dhe funksionimin e policimit vullnetar

Katastrofë në Zvicër! Akullnaja “gllabëron” gjithë fshatin

Gonxhja- Biggs, firmoset marrëveshja për hartimin e Strategjisë Kombëtare të Ekonomisë Kreative

Rekord vizitorësh në maj, Kalaja e Gjirokastrës priti 30 mijë turistë

Rusia e gatshme për paqe? Trump: Do ta zbulojmë nëse po na mashtron…

Udhëtoi për Shqipëri, nëna shqiptare në Gjermani gjobitet se hoqi fëmijët nga shkolla

Tre persona akuzohen në Gjermani për spiunazh dhe komplot për vrasje

Dueli ndaj Serbisë, përgatitjet e Shqipërisë nisin në qetësinë e Durrësit

Zgjerimi i nismave humanitare, Zelensky takohet me pastorin amerikan Graham

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.