12:38 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Para në vend të burgut, si do mund të përfitojnë të dënuarit

08:24 | 30/12/2016
në Kryesore, Te Gjitha
0
Para në vend të burgut, si do mund të përfitojnë të dënuarit

Me ndryshimet në Kodin Penal, në Shqipëri do tëe aplikohet e drejta për të zëvendësuar dënimin me burg me një shumë parash të llogaritura.

Ministria e Drejtësisë parashikon uljen e numrit të të dënuarve në burgje duke ndjekur këtë procedurë. Kush paguan 5.000 lekë për një ditë burgim do të mundë të fitojë lirinë.

Ndryshimet në ligj parashikojnë përjashtimin nga përfitimi i të dënuarve me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të dënuarve për vepra të rënda penale dhe baronëve të drogës. Është parashikuar përfitimi për një kategori të caktuar.

Përfshihen këtu të dënuarit deri në tre vjet burgim, ose të dënuarit që i kanë mbetur të shlyejnë 3 vjet dënim. “Shqiptarja.com” shkruan se duke paguar 5.000 lekë për çdo ditë burgim të mbetur, ata mund të gëzojnë lirinë.

“Të gjithë ato persona që janë dënuar me burgim deri në 3 vjet apo që u kanë mbetur pa vuajtur edhe 3 vjet burgim, mund të kërkojnë ta zëvendësojnë dënimin e mbetur me pagimin e një shume të hollash në favor të shtetit, duke llogaritur 5000 lekë për një ditë burgim. Në këtë rast, dënimi konsiderohet i shlyer”, thuhet në nenin 5 të projektligjit.

Pra një të dënuari që i kanë mbetur edhe 3 vjet burg për të lënë qelinë, duhet të paguajë 5.4 milionë lekë.

Sa i takon përllogaritjes së paraburgimit, koha e paraburgimit llogaritet në dënimin me burgim, gjobë ose punë në interes publik, ku për shembull një ditë paraburgim është barabartë me 1.5 ditë burgim.

Llogaritja e paraburgimit
Një ditë paraburgim e barabartë me 1.5 ditë burgim.
Një ditë arrest shtëpie e barabartë me një ditë burgim.
Një ditë paraburgim e barabartë me 3000 lekë gjobë
Një ditë burgim e barabartë me 2000 lekë gjobë.
Një ditë paraburgim e barabartë me 18 orë pune në interes publik.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: burgimlirimi
Pas

Dorëzohet Alma Bektashi, bën ndryshimin e madh në pamje (VIDEO)

Para

Efektivët e policisë për herë të parë pa shpërblime për fundvit

Para
Efektivët e policisë për herë të parë pa shpërblime për fundvit

Efektivët e policisë për herë të parë pa shpërblime për fundvit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ina Zhupa kundër ligjit për Zonat e Mbrojtura: “Antikushtetues dhe shkatërrues për trashëgiminë kombëtare”

Izraeli sulmon centralin bërthamor të goditur nga SHBA-të

E paprecedentë në Vlorë! Aksidenti shkakton konflikt mes shoferëve, njëri prej tyre përplas makinën tjetër dhe e nxjerr nga rruga

Kadastra e Ullirit/Regjistrime të reja në Fier dhe Vlorë,cilat janë zonat e përfshira

Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq dy vëllezër për vrasje me paramendim, tre të tjerë të akuzuar për përkrahje dhe moskallëzim krimi

Rinumërimi në Tiranë/ PD dhe PS mbi 400 vota të padrejta në procesverbalë

Pas sulmeve amerikane, Khamenei i kërkon mbështetje Putinit

Irani lëshon raketa dhe dronë drejt Izraelit, paralajmëron edhe SHBA-në

Kina thirrje për ulje të tensioneve Izrael-Iran për të parandaluar krizën ekonomike

Dështon tentativa e 36-të për konstituimin e legjislaturës së re të Kosovës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.