Partia Demokratike dhe LSI së bashku me partitë e tjera opozitare ashtu si dy javët e kanë bojkotuar paralamentin dhe këtë herë kanë zgjedhur qytetin e Durrësit ku po zhvillojnë mbledhjen.
Në fjalën e tij lideri demokrat Lulzim Basha, paralajmëroi se do të publikojë fakte tronditëse që tregojnë se Rama dhe Xhafaj kanë përdorur pushtetin politik për të shtënë në dorë lojrat e fatit.
Pas Shkodrës dhe Elbasanit ku u diskutua strategjia e opozitës për luften ndaj krimit dhe lidhjeve të saj me politikën dhe në mbledhjen në Durrës opozita këmbënguli serish në vetingun e politikanëve.
“PD do publikoje fakte tronditëse që tregojnë si Rama dhe Xhafaj kanë përdorur pushtetin politik për të shtënë në dorë lojërat e fatit dhe për ti përdorur për pastrimin e parave të pista të kokainës dhe heroinës dhe aferave korruptive
Atë që kemi paralajëmruar për afera me pastrim të parave të pista, të njëjtën gjë paralajmërojmë sot për këdo që është përfshirë në afera me vjedhje me Edi Ramën. Do të hetoheni për çdo gjë.
Rama nuk e do vetingun politik, sepse vetingu politik ka për detyre që të pastrojë nga zyrat e larta të shteti personat e lidhur me krimin. Dua t’u them shqiptarëve se ne e kemi degjuar dhe kemi ndjerë mbështejen tuaj. Vetingu poltik do të bëhet. Kushdo tjetër që është i lidhur me krimin do të marrë atë që meriton.”
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e opozitës në Durrës kreu demokrat Basha ka zbardhur edhe 5 kërkesat kryesore të opozitës.
1. Ultimatumi për Ruçin
2. PD do të publikojë fakte tronditëse që tregojnë sesi Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj kanë përdorur pushtetin politik për të shtënë në dorë lojrat e fatit dhe për përdorimin e tyre për pastrimin e parave të pista të drogës dhe korrupsionit.
3. Vjedhja me ligj Fusha – Rama, po të ishim një vend normal, do të duhej që Rama të jepte dorëheqjen. Por ai Zhduket 5 ditë në Neë York për të vjedhur konsullaten shqiptare dhe për të ndërtuar gratacielen atje me miqtë e tij.
4. Ligji antimafia është bërë gati. Parashikon anullimin e çdo konceisoni korruptiv. Koncesioni korruptiv i Rrugës së Kombit është i papranueshëm është krim i shumëfishtë. Opozita nuk e pranon. Paraljamerim për këdo që vjedh bashkë me Ramën. Do të hetoheni nga dita e parë e biznesit. Vetting financiar. Edhe nënpunësit do të ndiqen nga nënpunësi më i thjeshtë tek kryeministri. Sikur asgjë tjetër të mos bëjmë, kësaj do t‘i shkojmë deri në fund. Qindra milionë euro do të zbulohen dhe do t’u kthehen shqiptarëve.
5. Vettingu nuk pengon, kufizon hetimin e politikanëve as familjarëve të tyre. Cili është qëndrimi i PS për hetimin e Olsi Ramës, të Agron Ahafajt? Pse nuk e thotë Edi Rama këtë? Edi Rama ka frikë nga vettingu. Teza e tij se PD do që të pengojë reformen në drejtësi me vettingun në politikë, është genjeshtra më e trashë që ka qarkulluar që nga koha e Adil Çarçanit. Të thuash se vettingu i politkanëve pengon reformën në drejtësi është njësoj si të thuash se vettingu në polici pengon reformën në drejtësi.
(M.Q/Faxweb)