Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ka paralajmëruar që do të mbajë një konferencë sot në orën 11:00.
Tahiri teksa fton miqtë e tij dhe ndjekësit ta ndjekin live në Facebook, thekson se pas një viti heshtje, ka shumë gjëra për të thenë.
“1 vit heshtje, sot kam disa gjera per te thene! Shihemi ne 11.oo, live ketu”, shkruan Tahiri. Konferenca e tij do të mbahet te hotel “Rogner”.
Kujtojmë se pak ditë më parë ish-ministri i Brendshëm dorëzoi te Krimet e Rënda disa dokumente të cilat mendohet se provojnë fajësinë e tij. Dokumentet dyshohet se do të rrëzojnë pretendimit e prokurorisë, se ai është i përfshirë në çështjen e “Habilajve”.
(J.D/Faxweb.al)