Pasditën e sotme në orën 17:00, nis tubimi në Bulvardin “dëshmorët e Kombit” i thirrur nga Presidenti i Republikës Ilir Meta.
E ndërsa Meta dhe drejtuesit e opozitës së bashkuar do të jenë duke protestuar në Bulevard, ku prutet edhe një numër mjaft i lartë qytetarësh, deputetët e mazhorancës do të japin ‘llogari’ për atë çfarë kanë hasur në terren duke qarë hallet më qytetarët, sikurse e ka urdhëruar lideri i tyre që një herë në muaj të jenë në zonat ku janë zgjedhur dhe më pas të mbahet një seancë plenare për t’i diskutuar problemet që kanë evidentuar.
Mazhoranca dhe opozita parlamentare do të jenë në Kuvend këtë pasdite për të diskutuar ku ashtu siç ndodh rëndomtë tashmë nuk pritet ndonjë zgjidhje e madhe për ankesat e qytetarëve që deputetët sikurse i kemi parë i dërgojnë ashtu siç i dërgojnë në Kuvend.
Nga ana tjetër sot seanca pritet që të kthehet në arenë të akuzave politike mes shumicës dhe opozitës në Kuvend dhe Presidentit e opozitës së bashkuar në distancë.
Ilir Meta ka thirrur një protestë kundër qeverisë me arsyetimin e çmontimit të ‘grushtit të shtetit’, që sipas tij do të shpartallohet ndërsa ka paralajmëruar edhe firmosjen në Bulevard të një dekreti.
(F.GJ/FAXWEB.AL)