Edhe mbrëmje e sotme trafiku në qytetin e Vlorës vijon të jetë i rënduar.
Të gjitha rrugët e qytetit paraqiten me fluks të madh automjetesh dhe radhë të zgjatura kalimi.
E gjithë dita e sotme ka qenë e ngarkuar në qarkullim, e tillë vijon situata e gjatë mbrëmjes.
Një pjesë e madhe e këtij trafikut i atribuohet edhe turistëve dhe pushuesve të cilët kanë zgjedhur këtë qytete bregdetar për të pushuar.
Nga pamjet e mëposhtme shihet se si drejtuesit e mjeteve presin me minuta kalimin në rrugë.
Akset me trafik më të dendur janë ato pranë Lungomares si edhe zonat përreth, ku edhe turistët zgjedhin të kalojnë mbrëmjen e tyre.