19:29 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Parandalohen dy sulme terroriste në Australi, më të sofistikuarat të planifikuara ndonjëherë në këtë vend

10:27 | 04/08/2017
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Parandalohen dy sulme terroriste në Australi, më të sofistikuarat të planifikuara ndonjëherë në këtë vend

Dy sulme terroriste janë parandaluar në Australi. Ajo janë cilësuar nga policia si më të sofistikuarat të planifikuara ndonjëherë në këtë vend.
Siç mësohet, dy persona me vendbanim në Australi, me ndihmën e ISIS-it do të bombardonin një avion pasagjerësh e do të ndërmerrnin një sulm të mundshëm me gaz helmues. Zëvendëskomisari i Policisë Federale, Michael Phelan tha gjatë një konference për shtyp se një komandant i lartë i ISIS-it kishte dërguar eksplozivë e materiale të tjera me një avion mallrash nga Turqia, për të mundësuar ndërtimin e një pajisjeje të improvizuar shpërthyese. 

Por, dy të dyshuarit të identifikuar si Khaled dhe Mahmoud Khayat nuk kishin arritur të fusnin pajisjen shpërthyese në një avion që do të nisej nga Sidnej në 15 korrik. Edhe skema tjetër për lëshimin gaz toksik në publik nuk u vu dot në jetë për shkak të pamundësisë për prodhimin e gazit vdekjeprurës. 

“Bëhet fjalë për planin më të sofistikuar për sulme terroriste në tokën australiane. Nëse nuk do të kishte qenë për punën e mrekullueshme të agjencive të zbulimit dhe sundimit të ligjit do të ishim përballur me një ngjarje katastrofike”, tha Michael Phelan.

Pas dështimit të planit të parë për bombardimin e një avioni, dy atentatorët u angazhuan për krijimin e një pajisje kimike që do të lëshonte sulfur hidrogjeni, e megjithatë, sipas policisë, skema ishte larg realizimit kur policia ndërhyri të shtunën. Ndaj dy burrave, të cilët u arrestuan të shtunën gjatë bastisjeve të zhvilluara në periferi të Sidneit, u akuzuan për përgatitjen ose planifikimin e një sulmi terrorist. Nëse do të shpallen fajtorë, mund të dënohen me burgim të përjetshëm.

Etiketa: australiparandalohetsulm terrorist
Pas

U kap me tritol, arrestohet 38-vjeçari në Elbasan (EMRI)

Para

Nishani vendos të rikthehet në PD: Nuk synoj asnjë shpërblim

Para
Gjilani nderon Bujar Nishanin, e shpall “Qytetar Nderi”

Nishani vendos të rikthehet në PD: Nuk synoj asnjë shpërblim

Discussion about this post

 



Të Fundit

Erdogan i ashpër me Netanyahun dhe qeverinë e tij

Itali/ Gjashtë kilogramë kokainë të fshehur në makinë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar

Vijojnë tensionet e ashpra mes dy vendeve, avionët luftarakë izraelitë godasin objektiva ushtarake në Iranin jugperëndimor

Pirro Vengu në Shkodër: Forcim i zinxhirit të reagimit ndaj emergjencave dhe plan për Qendrën Rajonale të Emergjencave Civile

Bjellorusi/Sergei Tikhanovsky, lideri i opozitës, lirohet nga burgu

Media ndërkombëtare: Truproja personal i Nasrallahut eliminohet nga një sulm izraelit

Lufta në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi kërcënojnë se do të sulmojnë anijet amerikane

Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur në Korçë

Bombarduesit B-2 të SHBA në pozicion luftarak përballë Iranit, “të armatosur rëndë”

Irani humbet një tjetër shkencëtar të energjisë bërthamore, vdekja konfirmohet zyrtarisht

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.