05:09 | 12/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Parandalohet një atentat në Berat, shpallen në kërkim 3 anëtarët e grupit kriminal, sekuestrohen arsenal armësh, veshje kamuflazhi dhe dylbi

10:34 | 31/05/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 22-vjeçari shqiptar i kërkuar në Spanjë si pjesë e bandave kriminale (EMRI)

Një ngjarje e rëndë është parandalaur në Berat, ndërsa janë shpallur në kërkim tre persona.

Këta të fundit ishin nisur për të kryer atentat ndaj një personi por të gjendur nën presionin e Policisë, kanë fshehur automjetin brenda të cilit kishin mjetet për kryerjen e krimit, dhe duke përfituar nga errësira, janë larguar në zona të pyllëzuara.

Gjatë operacionit policia ka sekuestruar 2 armë zjarri me silenciatorë, municion luftarak, motomjet, skafandra, mjet prerës (thikë), veshje kamuflazhi, radio marrëse-dhënëse, dylbi dhe sende të tjera që do të përdoreshin në atentat.

Njoftimi i policise:

Berat

Parandalohet një atentat ndaj një shtetasi, që do të kryhej nga një grup kriminal.

Sekuestrohen 2 armë zjarri me silenciatorë, municion luftarak, motomjet, skafandra, mjet prerës (thikë), veshje kamuflazhi, radio marrëse-dhënëse, dylbi dhe sende të tjera që do të përdoreshin për realizimin e vrasjes së një shtetasi.

Shpallen në kërkim 3 shtetas, pjesëtarë të grupit që do të kryente atentatin ndaj një shtetasi, dhe vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, menjëherë pasi kanë siguruar informacion se disa shtetas do të kryenin një vrasje në qarkun e Beratit, kanë organizuar punën, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, me qëllim parandalimin e atentatit, si dhe për kapjen e shtetasve që do ta kryenin atë.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat dhe ato të Komisariatit të Policisë Berat, në kuadër të operacionit policor të koduar “Objektivi”, kanë ngritur pika kontrolli me shërbime grackë, në disa rrugë dhe fshatra ku dyshohej se mund të kryhej kjo ngjarje kriminale.

Shtetasit që kishin planifikuar këtë atentat, në pamundësi për të realizuar qëllimin e tyre, të gjendur nën presionin e Policisë, kanë fshehur automjetin brenda të cilit kishin mjetet për kryerjen e krimit, dhe duke përfituar nga errësira, janë larguar në zona të pyllëzuara.

Shërbimet e Policisë, si rezultat i kontrolleve të imtësishme dhe informacioneve policore të siguruara, kanë bërë të mundur gjetjen e automjetit, të një motomjeti të vjedhur, me 2 skafandra, të veshjeve të kamuflazhit (xhup meshini), të një arme zjarri automatik me silenciator, të një pistolete me silenciator dhe të një sasie municioni luftarak.

Në vijim, në kuadër të operacionit policor të koduar “Objektivi”, nga kontrolli në banesën e njërit prej shtetasve të shpallur në kërkim, konkretisht në banesën e shtetasit E. G., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 radio marrëse-dhënëse, dylbi, dorashka dhe lëndë djegëse.

Në vijim të veprimeve të shpejta hetimore, të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, në bashkëpunim me Prokurorinë, u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasve:

-H. B., 55 vjeç, banues në Kosovë;
-A. Sh., 30 vjeç, banues në Korçë;
-E. G., 43 vjeç, banues në Tiranë.

Për shkak të konfidencialitetit të hetimeve intensive që po zhvillohen për këtë rast, nuk mund të japim detaje të tjera mbi motivin e këtij rasti apo mbi objektivin e synuar nga autorët.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”

Pas

Tragjike! Nusja i ndërroi jetë në aksident, vjehrra pëson infarkt dhe vdes një ditë më pas

Para

“Nuk ka më punëtorë sezonalë!”, Sinan Idrizi pas dështimit të Flamurtarit për t’u ngjitur në Superiore: Pagesat i kanë marrë çdo muaj

Para
“Nuk ka më punëtorë sezonalë!”, Sinan Idrizi pas dështimit të Flamurtarit për t’u ngjitur në Superiore: Pagesat i kanë marrë çdo muaj

“Nuk ka më punëtorë sezonalë!”, Sinan Idrizi pas dështimit të Flamurtarit për t’u ngjitur në Superiore: Pagesat i kanë marrë çdo muaj

Discussion about this post

 



Të Fundit

Numërohen 10% e kutive të votimit në të gjithë vendin, PS kryeson me 82 mandate, PD 50 mandate. PSD forcë e tretë politike

PS kryeson në Gjirokastër pas numërimit të 61 kutive nga 198

PS kryeson në Durrës me mbi 1200 vota ndaj PD, nga 20 kuti të numëruara

Numërohen 46 kuti në Vlorë, PS kryeson me 5286 vota

Numërohen 23 kuti nga 245 në Lezhë, ja si paraqitet rezultati

Kukës/PD në avantazh ndaj PS, pas numërimit të 26 nga 139 kutive

Berat/Pas numërimit të 35 nga 275 kuti, PS kryeson me rreth 2000 vota më shumë se PD

PD në avantazh në Shkodër/Kryeson me rreth 400 vota pas numërimit të 29 kutive nga 405 gjithsej

Hapen 30 kuti nga 508 në total në Elbasan, sërish PS kryeson

PS kryeson në Vlorë pas numërimit të 41 kutive të para: 4,693 vota deri tani

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.