Një 26 vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia në Vlorë pasi është paraqitur pranë një picerie ne lagjen ”Pavarësia”, me dy kartmonedha 50 euro të falsifikuara.
Specilaistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë kanë arrestuar ne flagrancë shtetasin :
E. Todi, 26 vjeç, banues në Dëllënjë, Vlorë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Falsifikimi monedhave”, të parashikuar nga neni 183 i Kodit Penal.
(M.Q/Faxweb)