09:49 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Paraqitja e mirë e Keidi Bares, “AS” dhe “Eurosport” elozhe shqiptarit: Një nga shtyllat e ekipit

11:35 | 04/08/2017
në Bota, Flash, Sport, Te Fundit
0
Paraqitja e mirë e Keidi Bares, “AS” dhe “Eurosport” elozhe shqiptarit: Një nga shtyllat e ekipit

Pas paraqitjes së mirë të Keidi Bares në ndeshjen e Atletikos përballë Liverpulit në në turneun “Audi Cup”. Në artikullin e dedikuar skuadrës spanjolle, prestigjozja spanjolle “AS” I ka thurur elozhe shqiptarit Keidi Bare.

“AS” shkruan për 5 shtyllat e ekipit dhe përmend dhe Keidi Baren.

“Keidi është një bast i Simeones. Ka grintë, karakter dhe nuk ndalet, por shtyn përpara drejt zonës së kundërshtarit duke mos zhgënjyer kurrë. Ka shënuar një gol dhe ‘El Çolo’ vazhdon që t’i japë minuta në dispozicion”, ka shkruar “AS.Com” për Baren.

Ndërsa “Eurosport” sjkruan se shqiptari luan si një veteran.

Triumfi i Atletikos së Madridit përballë Liverpulit në “Audi Cup” ka bërë jehonë në mediat europiane. Jo vetëm për faktin se ishte një finale, e cila ka gjithmonë vlerë, pavarësisht se për çfarë luhet, por edhe për mënyrën se si ia doli Simeone që të mposhtë Jurgen Klopin. Një prej mediave prestigjioze europiane që i ka kushtuar vëmendje kësaj përballjeje ka qenë “Eurosport”.

“Shoëw i Bares, ja filozofia e duhur me të cilën ‘El Çolo’ fitoi përballjen me Klop”, ka qenë titulli i prestigjiozes europiane. Që në titull, kjo media tregon vlerat e mesfushorit kuqezi, duke e cilësuar si spektakël të tij paraqitjen, pavarësisht se luajti vetëm 45 minuta. Krahas analizës, ku nënvizohej se Simeone u injekton të rinjve mentalitetin e duhur për të treguar se meritojnë që të jenë në atë klub, “Eurosport” ka cilësuar si një pikë kryesore të fitores mesfushorin dhe kapitenin e Kombëtares U-21 të Shqipërisë.

“Shqiptari është vetëm 19 vjeç. Mirëpo, në paraqitjen e tij për vetëm 45 minuta tregon sikur është prej vitesh pjesë e skuadrës. Ka driblim, shpejtësinë e nevojshme dhe shpërthimet e nevojshme me lehtësi drejt qendrës ku ka shumë kundërshtarë përballë. Ishte më i miri për Atletikon në pjesën e parë. E sigurt që Keidi do të jetë në planet e ‘El Çolos’”, ka shkruar “Eurosport”.

(B.H/Shuplaka)

 

 

 

 

 

Etiketa: keidi
Pas

15 vatra të reja zjarri vetëm në 24-orët e fundit, si paraqitet situata sipas qarqeve

Para

Të arrestuarit e ”Don Boskos”, Gjykata jep masat e sigurisë. Familjarët e Pecës përgënjeshtrojnë versionin e Policisë për ngjarjen

Para
Të arrestuarit e ”Don Boskos”, Gjykata jep masat e sigurisë. Familjarët e Pecës përgënjeshtrojnë versionin e Policisë për ngjarjen

Të arrestuarit e ''Don Boskos", Gjykata jep masat e sigurisë. Familjarët e Pecës përgënjeshtrojnë versionin e Policisë për ngjarjen

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rama ndan pamje nga Myzeqeja: Nis sezoni i korrjes së grurit

Rinumërimi vijon në Tiranë, kutitë e Kamzës me devijime minimale

Provimi i Gjuhës Shqipe hap sezonin e Minimaturës për mbi 28 mijë nxënës

Vengu, takim me homologun francez: Bashkëpunim për rritjen e gatishmërisë operacionale

Izraeli pas bombardimeve iraniane: Të paktën 65 të plagosur në të gjithë vendin

Sulmi ndaj spitalit në Beer Sheva, reagon Netanyahu: Tiranët terroristë do të paguajnë një çmim të lartë!

Trump jep dritën jeshile: SHBA drejt përfshirjes në sulmet ndaj Iranit krah Izraelit

Irani kërcënon sërish SHBA-të: “Ndërhyrja do të sjellë hakmarrje ndaj agresorëve”

Meksika në alarm: Uragani i fuqishëm pritet të godasë brigjet, mbi 18 mijë forca emergjence në gatishmëri

Sulmet e fundit nxisin reagim të fortë nga Netanyahu dhe Presidenti izraelit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.