19:09 | 03/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Parashikimi i motit/ Kthjellime dhe vranësira, në disa zona priten reshje të izoluara shiu dhe dëbore

07:28 | 05/12/2023
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Parashikimi i motit për sot/ Vranësira dhe ulje e temperaturave, a priten reshje shiu?

Shqipëria

Do të vijojnë masat ajrore të qëndrueshme ndikimin e tyre në Shqipëri duke sjellë përmirësim të ndjeshëm të situatës së kushteve atmosferike. Për pasojë moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta do të dominojnë bregdetin dhe zonat e ulëta ndërsa vranësira më të shpeshta priten në zonat jugore duke gjeneruar reshje të izoluara shiu e dëbore.

Parashikohet që gjatë natës të ketë grumbullim të vranësirave në të gjithë vendin duke rrezikuar reshje të përkohshme shiu e dëbore. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në orët e mëngjesit por edhe mesdita do të sjellë rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 16°C.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht verior duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim deri në 3 – 4 ballë.

Kosova

Territori i Kosovës do të mbetet nën ndikimin e masave të ftohta dhe të qëndrueshme duke bërë që kthjellimet të jenë dominante por herë pas here do të shfaqen kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë territorin megjithatë nuk priten reshje. Parashikohet që të njëjtat kushte të qëndrueshme atmosferike të na shoqërojnë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes por edhe mesdita sjell rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -3 gradë C deri në 9 gradë C. Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht verior dhe verilindor.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme gjatë gjithë ditës së martë, duke bërë që paraditja të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët por të ftohtë si pasoje e qarkullimit të masave të ftohta siberiane ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira më të shpeshta dhe shtim të lagështirës në ajër në të gjithë MV duke rrezikuar reshje të pakta dhe të izoluara në zonat Jugore të MV. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 10°C. Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor.

Europa

Zhvillimi i dy qendrave të fuqishme ciklonare përkatësisht në Veri – Veriperëndim të Europës me ndikim deri në qendër të kontinentit do të diktojë kushte të paqëndrueshme atmosferike në rajonin e Balltikut si edhe pjesërisht Europën qendrore duke sjellë vranësira dhe reshje shiu e dëbore shoqëruar herë pas here me stuhi të forta ere; Ndërkohë; brigjet e detit Egje dhe brigjet e detit të zi do të paraqiten me vranësira, shira dhe mini stuhi të forta ere. Për sa i përket Skandinavisë, ishujve britanikë, gadishullit Iberik si edhe pjesa më e madhe e gadishullit të Ballkanit do të paraqiten nën ndikimin e motit të kthjellët dhe të ftohtë.

Pas

Horoskopi për ditën e sotme, 5 dhjetor 2023

Para

Çmimet e karburantit “të ngrira”, në tregje janë ulur me afërsisht 20% në dy muajt e fundit

Para
Çmimet e karburantit “të ngrira”, në tregje janë ulur me afërsisht 20% në dy muajt e fundit

Çmimet e karburantit “të ngrira”, në tregje janë ulur me afërsisht 20% në dy muajt e fundit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sulm me thikë në një qendër tregtare në Finlandë, plagosen disa persona

Itali/ Nervozizmi e tradhton, 34-vjeçari shqiptar kapet me 1 kg kokainë të pastër poshtë sediles së makinës

Video lajm/ Rama takim deputetët e zgjedhur të Tiranës dhe përfaqësues të bashkisë, e pranishme dhe Ristani!

“Nuk besoja se do e thoja këtë”, Merz ka dyshime për interesat e përbashkëta me SHBA-në

Dy turistë francezë akuzohen për spiunazh në Iran, ministri Barrot: Për 1140 ditë u mbajtën në kushte çnjerëzore, regjimi i përdor si mjet për të ushtruar presion mbi Perëndimin

Ministri i Financave, Petrit Malaj paraqiti sot në Kuvend ndryshimet në buxhetin e vitit 2025.

Ishte nisur drejt Anglisë, zbulohet arsyeja pse Diogo Jota po udhëtonte me makinë dhe jo me avion

“Sirena” nga skuadra që mori pjesë në Botërorin e Klubeve, drejtori i hap rrugën: Cikli i Ramadanit te Leçe ka mbaruar

“Mos bashkëpunoni me organizatën amerikanë të ndihmave”, Hamasi paralajmëron palestinezët: Do merren masa nëse përfshiheni

“Danimarka mbështet modelin shqiptar”, ministrja: S’mund t’i mbrojnë emigrantët më shumë se evropianët

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.