17:30 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Parcelat plot me kanabis, arrestohen 4 persona në Himarë dhe Lezhë/ Shpallet në kërkim një tjetër (VIDEO+EMRAT)

10:43 | 28/06/2022
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Parcelat plot me kanabis, arrestohen 4 persona në Himarë dhe Lezhë/ Shpallet në kërkim një tjetër (VIDEO+EMRAT)

Policia ka zbuluar dy parcela me kanabis ditën e sotme. Mësohet se janë arrestuar dy persona në Lezhë e 2 të tjerë në qytetin e Himarës.

Në pranga në Himarë kanë rënë Reoland Cacaj dhe Drilon Ademaj, e në Lezhë Erbardh Gjeloshi dhe Marcelo Cali, ndërsa është shpallur në kërkim Erjon Mirukaj.

Njoftimi i policisë Lezhë:

Lezhë/Vijon kontrolli masiv i territorit, nga toka dhe nga ajri, duke përdorur dronë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Next”.

Evidentohet dhe shkatërrohet një magazinë e përshtatuar për përgatitjen e lëndëve narkotike.

Goditet dhe 1 rast i kultivimit të bimëve narkotike, në ambient të hapur.

Arrestohen në flagrancë 1 shtetas, shpallet në kërkim 1 shtetas tjetër, të dyshuar si bashkëpunëtorë në këto veprimtari kriminale.

Vihet në pranga 1 shtetas, për moskallëzim krimi, si dhe procedohet në gjendje të lirë kryetari i fshatit, për shpërdorim detyre.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, bazuar dhe në informacionet e siguruara, kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit, duke përdorur dronë dhe agjentë në terren.

Si rezultat është finalizuar operacioni policor i koduar “Next”, gjatë të cilit, në fshatin Gocaj, njësia administrative Balldre, rrethi Lezhë, në një ambient të mbyllur, të përshtatur si magazinë, në pronësi të shtetasit E. Gj., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar fidanë të dyshuar narkotikë të kultivuar në kubikë, bimë të dyshuara narkotike në proçes tharjeje, si dhe një sasi lënde narkotike në formë boçesh.

Gjithashtu, në vijim të operacionit, në një sipërfaqe toke buzë lumit Drin, në njësinë administrative Kallmet, janë gjetur bimë të dyshuara narkotike, që dyshohet se janë kultivuar nga shtetasi E. Gj.

Në vijim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë shtetasi E. Gj., 36 vjeç, banues në Gocaj, si dhe u shpall në kërkim shtetasi E. M., 32 vjeç, banues në Balldre, të dyshuar si bashkëpunëtorë në këto veprimtari kriminale.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale për këtë operacion, u arrestua në flagrancë shtetasi M. C., 24 vjeç, banues në Balldre, për veprën penale “Moskallëzim krimi”, si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi Gj. N., 55 vjeç, banues në Gocaj, me detyrë kryetar i fshatit Gocaj, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: HimareKanabislezhe
Pas

30 vite pa asnjë investim, Qendra Shëndetësorë në Karavasta e Re në kushte skandaloze, banorët: Jemi lënë në harresë, vetëm në fushatë kujtohen

Para

Treni përplaset “keq” me kamionin në SHBA, 3 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Para
Treni përplaset “keq” me kamionin në SHBA, 3 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Treni përplaset “keq” me kamionin në SHBA, 3 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sveçla: Numri nga i cili u kërcënua Kuvendi është i regjistruar në Serbi

Delegacioni negociator niset për në Katar përpara vizitës së Netanyahut në SHBA

VIDEO/ Zjarr në një pemtore në lagjen Virjon, Ullinjas të Berat

Qindra mijëra afganë detyrohen të largohen nga Irani

“S’mund të dalësh ashtu në fushë, është gabim”, Neuer nuk “kursen” Donnarumman, e sulmon pas dëmtimit të Musialës

Berat/ Zjarr në fshatin Mbrakull, zjarri shkrumbon një sipërfaqe të madhe me pisha

David Lammy thyen akullin, bëhet ministri i parë britanik që viziton Sirinë që nga kryengritja e vitit 2011

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

Lirimi i hapësirave publike në kryeqytet, Ministri Hoxha dhe strukturat e IMT, IKMT, Policisë Bashkiake dhe Policisë së Shtetit në terren

Flakët përfshijnë Evropën, Gjermania, Greqia dhe Turqia në luftë me flakët

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.