09:32 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Partia konservatore në pushtet fiton shumicën në zgjedhje në Kroaci

07:47 | 18/04/2024
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Partia konservatore në pushtet fiton shumicën në zgjedhje në Kroaci

Partia konservatore në pushtet e Kroacisë, Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ) e udhëhequr nga kryeministri Andrej Plenkoviç fitoi bindshëm në zgjedhjet parlamentare të së mërkurës.

Bashkimi Demokratik Kroat mbështet kursin pro-perëndimor, por atij do t’i duhet mbështetja e grupeve të ekstremit të djathtë për të ruajtur pushtetin, në bazë të përllogaritjeve zyrtare të votave. Zgjedhjet pasuan një fushatë të ashpër midis presidentit dhe kryeministrit të vendit, e cila krijoi një krizë politike në vendin ballkanik prej 3.9 milionë banorësh, i cili është anëtar i Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Bashkimi Demokratik Kroat, i kryesuar nga Andrej Plenkoviç ishte në garë me një aleancë të partive të qendrës dhe të krahut të majtë, të kryesuar nga presidenti populist Zoran Milanoviç dhe Partia e tij Social Demokratike, ose SDP.

Me mbi 90% të votave të numëruara, komisioni shtetëror zgjedhor tha se HDZ fitoi 60 vende në parlamentin me 151 vende. SDP siguroi 42 vende. Partia e së djathtës së skajshme, Lëvizja për Shtetësinë u radhit e treta, me 14 vende, gjë që i jep asaj një rol vendimtar në negociatat për qeverinë e ardhshme.

“Nga nesër në mëngjes, ne do të fillojmë të formojmë një shumicë të re parlamentare për të krijuar qeverinë tonë të tretë,” tha Plenkoviç në fjalimin e tij të fitores. Votuesit nuk prisin që gjërat të ndryshojnë shumë pas zgjedhjeve.

“Unë nuk mendoj se do të ndryshojë gjë. Fushata nuk ishte shumë e mirë, kishte shumë fyerje nga të gjitha anët. Sidomos për ne pensionistët, gjërat do të mbeten ashtu siç janë”, thotë Ljerka Majcen, pensioniste nga Zagrebi.

Partia në pushtet bëri fushatë duke iu kujtuar votuesve rritjen ekonomike të kohëve të fundit, të nxitur nga anëtarësimi i vendit në zonën ‘Schengen’ dhe në eurozonë.
Social Demokratët theksuan luftën kundër korrupsionit, pasi partia e Kryeministrit Plenkoviç është dëmtuar nga një mori skandalesh korrupsioni dhe hetimesh kundër zyrtarëve të lartë të partisë, përgjatë viteve të fundit.

“Pritja ime është që qeveria të ndryshojë pasi kemi duruar ata që janë në pushtet prej tetë vjetësh. Mendoj se është koha që njerëzit të zgjedhin dikë tjetër që ndoshta mund të jetë një zgjedhje më e mirë, të paktën shpresojmë se mund të jetë”, thotë pensionisti tjetër nga Zagrebi, Bozhidar Zupan.

Presidenti ka një rol kryesisht ceremonial në Kroaci, ndërsa kryeministri ushtron pjesën më të madhe të pushtetit politik. Milanoviç, i cili si president cakton datën e zgjedhjeve, në mënyrë të pazakontë njoftoi muajin e kaluar se do të kandidonte në zgjedhje duke qenë ende në detyrë./VOA

Pas

Soni Malaj dhe dy këngëtarë të njohur janë arrestuar në Zvicër teksa po performonin live! Detajet çfarë ndodhi

Para

Gjendet i pajetë një emigrant në fshatin Drenovë të Korçës

Para
U qëllua me armë nga i vëllai, ndërron jetë në spital Haziz Musai

Gjendet i pajetë një emigrant në fshatin Drenovë të Korçës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Detaje/ Ekzekutimi i 65-vjeçarit në Vaun e Dejës. Nuk e pranoi asnjëherë vrasjen e kushëririt, hetohet në disa pista

Zonat e mbrojtura/ Rama ndan videon: Kartolinë pamjesh të kaprojve nga parqet tona kombëtare

U gjet i varrosur në një arë, policia jep detaje rreth ngjarjes së rëndë në Lipjan

SHBA kritikon arrestin shtëpiak të ish-presidentit brazilian: ‘Lëreni Bolsonaron të flasë’

EMRI/ Shpërthimi me tritol në garazhin e Elvis Kosovës, identifikohet autori

Zjarri masiv në Kaliforninë qendrore kërcënon shtëpitë, plagos 3 persona ndërsa flakët dalin jashtë kontrollit

Serbia vazhdon me represionin? Një shtetas i Kosovës ndalohet nga autoritetet serbe për pjesëmarrje në luftë

Reshje shiu, breshër dhe shtrëngata, parashikimi i motit 5 gusht 2025

Kufizimi i çmimeve, hotelet evropiane nisin padi kundër platformës online Booking

Tragjedi në një park ujor në Britani, humb jetën një vajzë 4-vjeçare

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.