Giorgio Chiellini i thotë lamtumirë Juventusit. Këtë e bën pas humbjes në finalen e Kupës së Italisë nga Interi, duke folur për ‘Mediaset’. Mbrojtësi i Juventusit tha: “Ka hidhërim sepse Mattia (Perin) nuk bëri asnjë pritje, ne pësuam dy eurogola.
Mendoj se Interi ka treguar se është më i fortë në të gjitha ndeshjet. Është një rrugë rritjeje, më vjen keq që largohem pas një viti pa fitore pas dhjetë sezonesh të suksesshme.
“Është e qartë, ka pasur një rrugë për përmirësim, por ne jemi ende shumë larg nga skuadra më e fortë. Juve duhet të përmirësohet në dëshirë, në karakter: me gjithë respektin e duhur, Milani nuk është më i fortë por ka punuar me mire.
Duhet gjetur ADN-ja që ka qenë e Juventusit për kaq shumë vite. Ka cikle: e vjetra ka mbaruar dhe e reja duhet të fillojë. Trajneri është personi më i mirë për të transferuar këtë ADN dhe vitin e ardhshëm ky ekip nuk mund të përfundojë pa trofe.
Kam jetuar dy vjet në vendet e shtatë, është pjesë e jetës dhe duhet ta pranosh. Gjithashtu duhet të jeni të vetëdijshëm për të pasur ate energji shtesë për rifillimin.
Tani është në dorën e djemve, do t’i them lamtumirë Allianz Stadium kundër Lazios. Me qetësi largohem nga kjo skuadër, do të jem tifozi më i madh i Juventusit”, e mbylli Chiellini.
Mbrojtësi largohet nga bardhezinjtë pas 17 vitesh, pasi në vitin 2005 u transferua te skuadra bardhezi për të bërë debutimin e tij. Sakaq, pak kohë më parë ai i kishte dhënë lamtumirën edhe skuadrës së Italisë.