13:58 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Pas akuzave të rënda Tahiri vazhdon aktivitetin, jep mesazhin e fortë: Policia s’mund të diktohet nga politika

11:47 | 31/01/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pas akuzave të rënda Tahiri vazhdon aktivitetin, jep mesazhin e fortë: Policia s’mund të diktohet nga politika

Një ditë pas shkarkimit të Ylli Manjanit nga detyra e ministrit të Drejtësisë, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka vazhduar aktivitetin e tij normal. Në një aktivitet të zhvilluar me Policinë e Shtetit, ministri ka folur për rëndësinë e policit që nuk pranon rryshfetin.

Duke u ndalur konkretisht tek 39 punonjës të shkarkuar, ai foli për modelin që duhet të paraqesë çdo efektiv teksa apeloi që qytetarët të mos tentojnë të korruptojnë pasi do të dënohen.

Gjatë fjalës së tij, ai edhe një mesazh për ata që i janë kundërvënë Policisë së Shtetit, duke u shprehur se policia nuk mund të diktohet nga politika.

“Lufta ndaj korrupsionit është përgjigja më e mirë ndaj çdo lloj akuze”, është shprehur ministri Saimir Tahiri, i pyetur nga gazetarët lidhur me deklaratat e ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani.

Fjala e plotë e ministrit Saimir Tahiri:

Nuk është pa shkak dhe pa arsye vëmëndja jonë e vazhdueshme te Policia e Shtetit dhe në mënyrë të posaçme te Policia Rrugore si trupa që ka më kontakt me qytetarin dhe ka më shumë nevojë për etike dhe integritet.

Sepse është pa asnjë ekzagjerim vitirinë e Policisë së Shtetit me qytetarin. Kur ka marrë detyrën Policia rrugore ishte një ndër trupat më të korruptuara në Policinë e Shtetit. Dhe kjo jo pa shkak se policët ishin të braktisur nga eprorët e vet për të të cenuar në themele mundësinë që policia t’i shërbente qytetarit. Sot polixia është insituciuni më i besuar në vend, por kemi edhe shumë punë për të bërë.

Kemi besuar që policia nuk mund të bëhet më nëse e ushtron pushteti politik. Apo edhe nëse janë të papaguar, është kjo arsyeja sepse ne filluam me këto reforma. Sot përballen ata që nuk ishin para ligjit. Është kjo arsyeja pse ne kemi bërë investime. Për të ndërtuar praktika larg korupsionit.

Gati 3 mijë kolegë tuaj janë në hetim penal apo disiplinor spese kanë shkelur ligjin, janë korruptuar, nuk i ka shërbyer qytetarit siç duhet. Ne e kemi shumë seriozisht.  E kemi shumë seriozisht me luftën brenda rradhevë të polisicë. Është qasja jonë për të bërë policinë më të mirë. Jam shumë i shqetësuar për raportin që krijohet me qytetarin dhe këta duhet të jenë pa asnjë diskutim edhe objekti i punës tuaj.

Ndaj iu kërkoj ju të bëni gjithçka çka është e mundur. Janë 39 qytetarë që janë arrestuar se kanë tentuar t’i japin rryshfet policit. Dua që t’i bëj thirrje qytetarëve “Mos tentoni më t’i jepni para policit”. 39 të arrestuarit janë një taktikë e papranushme. Janë 39 qytetarë që do të kenë probleme në të ardhmen e tyre. Kjo dëmton jo pak jetën e një njeriu. Duhet të marrin fund tentativat apo iniciativat që duke i bërë bisht ligjit do të korruptojnë punonjësin e policisë. Deri dje mund të ishte polici që kërkonte para, sot kjo nuk ndodh. Sot ndodh e kundërta.  Nëse i jep para policit, arrestohesh. Jam këtu sot me ju për t’iu bërë thirrje që gjithçka është në dorën tuaj dhe gjithçka presin qytetarët prej jush për të zbatuar ligjin. Ne nuk duhet të kemi një Shqipëri ku dikush ia hedh duke shkelur ligjin dhe më i dobëti ngecet. Ne nuk duhet të kemi praktikën ku polici bën si i fortë.

Sapo ka filluar beteja jonë për Shqipërinë e Gjeneratës tjetër. Qytetarët që përballen sot me policinë e dinë se nuk ja hedh dot me policinë duke i dhënë rryshfet. Të gjithë e dinë që është më mirë sot të përballesh me ligjin sesa t’i japësh rryshfet policisë.

Nuk ka të pandëshkueshëm dhe nuk njihen të pabarabartët. Kjo është beteja jonë me të shkuarën, me trashëgiminë, më atë që gjetëm. Është dëshmia jonë se ne kemi zgjedhur rrugën më të vështirë atë të reformave duke hasur dhe në kritika për punën tonë. Më vjen keq për 39 qytetarët që janë arrestuar për rryshfet, po janë kujtesa më e mirë për gjithë të tjerët që kanë ndërmend ta bëjnë këtë. Jepini forca për tani e tutje.

Etiketa: policia e shtetitreformarryshfetsaimir tahiri
Pas

Një javë pas zgjedhjes në krye të Këshillit të Emërimeve, jep dorëheqjen gjyqtarja Mirela Fana

Para

“The Guardian” artikull kundër Trump-it për refugjatët: Merr shembull Rita Orën (Foto)

Para
“The Guardian” artikull kundër Trump-it për refugjatët: Merr shembull Rita Orën (Foto)

“The Guardian” artikull kundër Trump-it për refugjatët: Merr shembull Rita Orën (Foto)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ngordhin tre krerë, vendoset në karantinë ferma e bagëtive në Postribë

Hapet kopshti në Gramsh pas rastit të helmimit me salmonelë/ Rikthehen fëmijët që i dolën analizat negative! Stafi ‘pezullon’ shërbimin e drekës

Kosova në prag të zgjedhjeve, Osmani fton në takim partitë për dekretimin e datës

Goditën me sende të forta një 33-vjeçar, procedohen 2 persona në Elbasan

Anëtarësimi në BE, Marta Kos: Shqipëria po ecën më shpejt me realizimin e reformave

Klimë e tensionuar tek serbët, Stojkoviç: Largohem nëse jam unë problemi

Dija nuk njeh moshë/ Maturanti 74-vjeçar nga Kamza i nënshtrohet provimit të Anglishtes

Arrestimi i “kapove” shqiptarë të drogës në Finlandë! Prokurori i SPAK: U sekuestruan 8 automjete, kemi në dorë dokumente me tepër vlerë…

4 shqiptarë drejtonin grupet kriminale trë trafikut të drogës, 2 me origjinë nga Vlora! 2 të tjerët nga Kuçova e Berati! Si kryhej transporti

Pesë të mitur helmohen nga klori në pishinë në Romë, në gjendje të rëndë 9-vjeçari

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.