07:47 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Pas Ankarasë, Erdogan rrezikon të humbasë edhe Stambollin/ Ç’po ndodh me zgjedhjet në Turqi

13:16 | 01/04/2019
në Bota, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pas Ankarasë, Erdogan rrezikon të humbasë edhe Stambollin/ Ç’po ndodh me zgjedhjet në Turqi

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka pësuar një disfatë të madhe në zgjedhje, pasi partia e tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) humbi kontrollin e kryeqytetit, Ankara, në zgjedhjet lokale.

Kreu i Këshillit Zgjedhor të Turqisë tha se opozita ka fituar dhe në Stamboll, qytetin më të madh dhe qendrën tregtare të Turqisë, ndërsa numërimi në këtë qytet vijon ende.

Humbja e AKP në Ankara për kandidatin për kryetar të bashkisë së Partisë Republikane Popullore (CHP), Mansur Yavaş, rrëzoi 25 vjet të dominimit të partisë islamike mbi kryeqytetin dhe lëvizi balancat në pjesën tjetër të vendit.

Nën qeverisjen e Erdoganit Turqia ka pësuar rritje ekonomike vitet e fundit por kriza e vitit të fundit dhe rritja e inflacionit kanë ndikuar në zgjedhjet e votuesve.

Erdogani i cilësoi këto zgjedhje si çështje “mbijetese kombëtare” dhe akuzoi partitë opozitare për lidhje me terrorizmin si dhe fuqitë e huaja, si dhe për rritjen e inflacionit që ka përfshirë vendin.

Zgjedhjet kanë kaluar me probleme të mëdha

Agjencia e lajmeve DHA njofton edhe për një incident të rëndë në një vendvotim në Pötürge. Një person ka shtënë me armë zjarri dhe ka vrarë dy të tjerë. Vrasësi më pas është arrestuar. Temel Karamollaoglu, kryetar i partisë së vogël Saadet, thotë se të vrarët kanë qenë vëzhgues të partisë së tij në vendvotim. Ata kanë protestuar për shkak të parregullësive në këtë vendvotim dhe i pasojë janë vrarë.

Rreth 57 milionë shtetas të Turqisë kanë votuar për kretarët e bashkive dhe anëtarët e kuvendeve komunale. Zgjedhjet janë mbajtur në të gjitha 81 provincat njëkohësisht. Zyrtarisht thuhet se zgjedhjet i kanë siguruar rreth 550.000 forca të sigurisë.

Angazhimi personal i Erdoganit 

Zgjedhjet lokale janë një test shumë i rëndësishëm për gjendjen në Turqi dhe mbështetjen aktuale të partisë AKP të presidentit Erdogan. Presidenti është angazhuar vet gjatë fushatës pothuajse në të gjithë vendin. Ndërsa partitë opozitare e kanë quajtur Erdoganin armik të vendit. Erdogani i ka quajtur zgjedhjet të një “rëndësie kombëtare” me shpjegimin se Turqia kërcënohet nga armiqtë e jashtëm.

Partia prokurde HDP ka kritikuar qeverinë për dëmtimin e saj. Gjatë fushatës janë arrestuar 713 përfaqësues dhe anëtarë të HDP. 107 prej tyre ende janë nën masa arresti, kumtoi partia. Opozita pohon se partia në pushtet i ka shfryëzuar të gjitha kapacitetet shtetërore dhe mediat për fushatë. Vendi është polarizuar ndërsa opozitarët pohojnë se ata janë kriminalizuar dhe quajtur “terorristë”.

 

Etiketa: erdoganhumb ankarane
Pas

“Edi gëzuar 1 Prillin”, studentët përplasen me Gardën para takimit me kryeministrin

Para

Flini shumë orë gjumë, ja pasojat negative

Para
Flini shumë orë gjumë, ja pasojat negative

Flini shumë orë gjumë, ja pasojat negative

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ukraina zgjeron prodhimin ushtarak, Zelensky: Duhet t’i kundërvihemi forcave ruse

Merz pranon kritikat: Evropa duhet të kishte bërë më shumë për mbrojtjen, me SHBA po përpiqemi t’i japim fund luftës në Ukrainë

Netanyahu konfirmon arritjen e armëpushimit në Siri: Kemi krijuar një politikë të qartë

Mavijosjet në dorë dhe ënjtja në këmbë, Shtëpia e Bardhë sqaron gjendjen shëndetësore të Trump

Britania ul në 16 vjeç moshën për pjesëmarrje në votime

Kërcënimi i SHBA me tarifa rrit rrezikun për Evropën

SHBA-të zhvendosin sistemet mbrojtëse ajrore Patriot nga Zvicra në Ukrainë

Tarifat doganore, presidenti brazilian i përgjigjet Donald Trump-it: Nuk je perandor i botës

Erdogani akuzon Izraelin: Po përdor pakicën e druzëve për t’u zgjeruar në Siri

Kancelari gjerman: Ukraina do të pajiset me sisteme me rreze të gjatë veprimi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.