12:09 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Pas apelit të ministrit, Bashkia e Tiranës merr masa për pyjet. Veliaj: Kullë vrojtimi në Malin e Dajtit

12:08 | 30/01/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Pas apelit të ministrit, Bashkia e Tiranës merr masa për pyjet. Veliaj: Kullë vrojtimi në Malin e Dajtit

Me marrjen e funksioneve mbi pyjet dhe kullotat, Bashkia e Tiranës ka nisur punën për vënien në zbatim të projektit për monitorimin dhe kontrollin e fondit pyjor që realizohet për herë të parë në Shqipëri.

Ky projekt ka për qëllim raportimin në kohë reale nga salla operative të kundravajtjeve në pyje dhe të vatrave të zjarrit.

Kryebashkiaku Veliaj ishte i pranishëm në përurimin e zyrave të Drejtorisë së Administrimit të Pyjeve dhe Kullotave, që do të zbatojë projektin e monitorimit dhe kontrollit të fondit pyjor për zonën Kllojkë, Fag dhe Shëngjergj.

Gjatë fjalës së tij, ai bëri me dije se do të vendoset Kullë vrojtimi në Malin e Dajtit për të parandaluar çdo dëm ndaj fondit pyjor, procedim shkelësve.

“Nuk mund t’i vëmë roje çdo peme dhe besoj se bën sens që, teksa shtojmë pyllëzimin në Tiranë, teksa shtojmë gjelbërimin dhe nisim mbjelljet për pyllin orbital, është shumë e rëndësishme që fuqinë njerëzore ta fokusojmë në këto projekte të reja, e njëkohësisht të ruajmë fondin pyjor që kemi trashëguar. Dua t’u bëj me dije se tashmë kemi vënë në funksion një kamera termike dhe një kullë vrojtimi në Malin e Dajtit, e cila përfshin rreth 300 km katrorë. Do të thotë se mundemi të shohim në kohë reale nëse dikush po dëmton pyjet. Tani që edhe pyjet e zjarrfikëset menaxhohen nga Bashkia e Tiranës, jemi më efiçentë për të shuar zjarret e parandaluar çdo dëm që mund t’i ndodhë fondit pyjor”, u shpreh Veliaj duke bëri të ditur se salla operative do të funksionojë 24 orë për evidentimin rasteve problematike dhe në të njëjtën kohë do të ndihmojë në procedimin ndaj shkelësve të ligjit.

Pak ditë më parë, ministri Lefter Koka iu adresua Bashkive, kryesisht atyre që ende nuk kanë marrë përgjegjësitë që u takojnë, të përcaktuara me ligj, lidhur me mbrojtjen e pyjeve.

“Gjej rastin t’i kujtoj Krerët e Bashkive, sa nuk është vonë, të marrin masa të plotësojnë nevojat e ngrohjes për popullatën dhe njëkohësisht të respektojnë ligjin, i cili specifikon qartaz numrin e specialistëve pyjorë që duhet të punësojnë, si dhe për sipërfaqet e gjelbërimit që duhet ti ofrojnë qytetarëve që i kanë zgjedhur. Ata nuk mund të parashikojnë në buxhetet e tyre vetëm rrugë pallate dhe beton. Nuk është vetëm betoni që ju duhet shqiptarëve. Shumë Kryebashkiakë ende nuk e kanë kuptuar dhe zbatojnë ligjin. Ka kryebashkiakë që ende vazhdojnë të japin leje subjekteve private vendorë. Këto veprime janë vepra për ndjekje penale. Ne kemi identifikuar cdo shkelje të kryer, përmes ISHMP.”, shprehej ai. (XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: bashkiErion VeliajLefter Kokapyjet
Pas

Ekzekutoi 7 mijë përdorues droge, Presidenti i Filipineve: Rradhën e kanë për policët e korruptuar

Para

Kur e firmosi Rama shkarkimin e Manjanit

Para
Kur e firmosi Rama shkarkimin e Manjanit

Kur e firmosi Rama shkarkimin e Manjanit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rinumërimi në Tiranë/ PD dhe PS mbi 400 vota të padrejta në procesverbalë

Pas sulmeve amerikane, Khamenei i kërkon mbështetje Putinit

Irani lëshon raketa dhe dronë drejt Izraelit, paralajmëron edhe SHBA-në

Kina thirrje për ulje të tensioneve Izrael-Iran për të parandaluar krizën ekonomike

Dështon tentativa e 36-të për konstituimin e legjislaturës së re të Kosovës

Erion Braçe: Çmimet e frutave dhe perimeve në Tiranë, abuzim i pastër! Duhet ndërhyrje urgjente

Sulmet e vazhdueshme nga Irani, ndërpritet energjia elektrike në disa zonë në Izraelin jugor

Kuvendi i Shqipërisë lançon portalin E-Legjislacioni: Një hap drejt një procesi më transparent dhe modern ligjvënës

Alarm në veri të Izraelit/Sirenat e rrezikut dëgjohen pas sulmit me raketa nga Irani

Samiti i NATO-s në Hagë fokusohet te rritja e shpenzimeve për mbrojtjen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.