Arrestimi i kryetarit të bashkisë Erion Veliaj një ditë më parë ka vënë në lëvizje mazhorancën socialiste.
Sipas informacioneve mësohet se kreu i qeverisë Edi Rama ka zbarkuar në bashkinë e Tiranës.
Burime bëjnë me dije se Rama ka zhvilluar një takim me 3 nënkryetarët e bashkisë.
Nga pamjet shihet momenti krye kreu i qeverise Rama largohet nga bashkia, i shoqëruar nga një prej nënkryetarëve Ristani.
Bashkia e Tiranës ka tre nënkryetarë Anuela Ristani, Andi Seferi dhe Keti Luarasi.