16:04 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pas atentatit në zyrë, policia merr nën mbrojtje familjen e kryebashkiakut të Lushnjes

14:04 | 31/12/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pas atentatit në zyrë, policia merr nën mbrojtje familjen e kryebashkiakut të Lushnjes

Qyteti i Lushnjes është tronditur ditën e sot nga një ngjarje e rëndë, ku kryetarit të bashkisë Fatos Tushe i vendosën lëndë plasëse në zyrë, që dyshohet se është granatë, ku nga shpërthimi ka mbetur i plagosur kryebashkiaku si dhe sekretarja e tij Erisa Qalliu.

Sipas informacioneve të para policia dyshon se autori është Gëzim Saraçi, ish shofer i kryebashkiakut Fatos Tushe.

Burime për FaxNeës bëjnë me dije se policia ka marrë nën mbrojtje familjen e kryebashkiakut Fatos Tushe.

Fatos Tushe jeton në lagjen “Loni Dhamo” në Lushnje, ndërkohë që siç shihet nga video, pranë banesës së Tushes ndodhen forca të shtuara të policisë.

Pas ndihmës së parë që kanë marrë në spitalin e Lushnjes, Tushe dhe Qalliu u sollën drejt Tiranës për mjekim më të sepcializuar, ndërkohë që raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë

Sot, rreth orës 09:00, në zyrën e Kryetarit të Bashkisë Lushnjë, dyshohet se është hedhur një granatë dore dhe për pasojë është dëmtuar Kryetari i Bashkisë shtetasi F. T. dhe sekretarja e Bashkisë, shtetasja E. Q., të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjës, nën kujdesin e mjekëve

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autor i kësaj ngjarjeje është ish-shoferi i Kryetarit të Bashkisë, shtetasi G. S., i cili pasi ka hedhur granatën është larguar menjëherë nga ambientet e Bashkisë Lushnjë.

Forca të shumta policie të Komisariatit të Policisë Lushnjë, të DVP Fier, Renea e FNSH e Fierit po krehin zonën, me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorit.

Grupi i posaçëm hetimor, me Specialistë nga Departamenti i Policise Kriminale ne Policine e Shtetit dhe DVP Fier, nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Etiketa: fatos tushepolicia nen mbrojtjeshtepia
Pas

VIDEO/ E plagosën me granatë në zyrë, deputetët socialistët vizitojnë kryebashkiakun e plagosur

Para

Shpërthen bombula e gazit në një banesë në Tiranë, plagosen dy persona

Para
Bllokuan aksin rrugor Mamurras-Milot gjatë protestës, policia procedon penalisht 23 persona

Shpërthen bombula e gazit në një banesë në Tiranë, plagosen dy persona

Discussion about this post

 



Të Fundit

I revokoi të drejtën e pranimit të studentëve të huaj, administrata Trump i jep 30 ditë kohë Harvardit për të paraqitur argumentet e tyre

Von der Leyen merr çmimin e ‘Karlit të Madh’

Trump fillon heqjen e vizave për të huajt, avokatët e Harvardit dhe Qeveria sot në Gjykatë

Shqipëria në forumin e 4 ligjor BE-Partneriteti Lindor, kryeadministratorja e AAPSK: Thellojmë bashkëpunimin, përafrim me praktikat më të mira evropiane

Kush përfiton nga fondi i skemës kombëtare në bujqësi?

Demokratët pa “karrige” zhgënjim nga Berisha: PD humbje turpëruese. Të iki Rama që të vijë non grata?! Fitoi “pakti” me Ramën , mbetën “pazarxhinjtë”

Forcimi i mbrojtjes ndaj Rusisë, NATO do t’i kërkojë Gjermanisë të dërgojë 40,000 trupa shtesë

Në kërkim të provave që nuk po shfaqen/ Berisha mbledh drejtuesit e qarqeve, PD përgatit raport për ‘humbjen e thellë’ të 11 majit

Maliq/Finalizohet operacioni policor “Kolaneci”, goditet një rast i armëmbajtjes pa leje

Ndryshime të shumta në Policinë e Tiranës, lëvizje te krimet, rrugorja dhe trafiku urban

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.