Ambasadori Donald Lu është takuar në kryeministri me Edi Ramën. Ky takim vjen pas dështimit të negociatave me takimin e Bashës ditën e djeshme.
Ky është takimi i dytë i Donald Lu me Edi Ramën brenda pak orësh. Ambasadori dhe Rama u takuan paraditen e sotme për të diskutuar atë çfarë ndodhi dje në tryezën e dialogut thirrur nga Presidenti.
Rama tha në konferencën e para pak minutave se zgjedhjet do mbahen më 18 qershor dhe se nuk ka zgjidhje tjetër. (J.V/Shuplaka)