I del në mbrojtje ministres Mimi Kodheli edhe ministrja Lindita Nikolla.
Pas reagimit të parë ditën e djeshme të Armela Krasniqit, sot ka dënuar shpifjet edhe ministrja e Arsimit Nikolla.
Dje media greke ”makeleio.gr” shkroi se Mimi Kodheli ministja jonë e Mbrojtjes ka punuar si striptiste në lokalet greke të natës 25 vjet më parë.
”Unë sot bërtas fort: Mimi je modeli ynë!”, shkruan Nikolla.
”Fuqizimi i gruas dhe kontributi i saj në politikë. Sa shumë flitet e debatohet. Po për gratë që janë në politikë? Flitet po aq shumë. Por paradoksalisht, edhe me gjuhën e shpifjes, denigrimit dhe poshtërsisë. Dikush neveritet, dikush përpiqet të nxjerrë ndonjë përfitim, dikush zgjedh të heshtë. Une sot bërtas fort: Mimi je modeli ynë!”, komenton Nikolla.