11:44 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Pas grurit, fermerët pritet të ulin deri në 15% të mbjellat edhe me misër për shkak të mungesës së tregut të shitjes

18:36 | 26/03/2024
në Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pas grurit, fermerët pritet të ulin deri në 15% të mbjellat edhe me misër për shkak të mungesës së tregut të shitjes

Mungesa e tregut dhe çmimi i shitjes së grurit nën kosto ndikoi në uljen e sipërfaqeve të mbjella me grurë në zonat kryesore të fushës së Korçës dhe Myzeqesë.

Sivjet situata pritet të jetë e ngjashme edhe për të mbjellat me misër. Pas datës 15 prill nis sezoni i mbjelljes së misrit. Për shkak të mungesës së tregut të shitjes, fermerët parashikohet të reduktojnë të mbjellat edhe me misër, sipas kompanive të shitjes së farave.

“Edhe për misrin është e njëjta situatë si për grurin, sasia e pashitur është e lartë. Për këtë arsye, sivjet me fillimin e sezonit të prodhimit pritet që të mbjellat me misër në zonën e Korçës të jenë 10 deri në 15% më pak krahasuar me vjet”, pohon Vasfi Sherifi, përfaqësues nga AGROVAS-SHE kompania prodhuese dhe tregtuese për fara, fidanë dhe inpute bujqësore në fshatin Pojan të Korçës.

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2022 sipërfaqja e tokës së mbjellë me misër ishte në 56,6 mijë ha. Krahasuar me 2021, sipërfaqja e tokës së mbjellë me misër ra rreth 3%. Mungesa e tregut të shitjes solli që shumë fermerë në mbarë vendin të ulin të mbjellat me grurë. Në zonën e Korçës, sipas agronomëve dhe kompanive të shitjes së farave, sipërfaqet e tokës me të mbjellat e grurit të këtij sezoni janë ulur 30 deri 40% krahasuar me vitin e kaluar. Ndërsa fermerë në zonën e Myzeqesë pohuan se krahasuar me vjet kanë reduktuar sipërfaqet e mbjella me grurë deri në 70%.

Për shkak të ndërprerjes së furnizimit të zinxhirit ushqimor nga lufta Rusi-Ukrainë dhe për të nxitur pavarësinë ushqimore të vendit për prodhimin e grurit, më korrik të 2022 për herë të parë Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR) miratoi masën e posaçme për subvencione direkte në vlerën e 30,000 lekëve në mbështetje të fermerëve që prodhojnë mbi 1 ha grurë. Masa nxiti shtimin e të mbjellave deri 40% më shumë se 2022, ndërsa çmimi i grurit arriti 50 lekë kg. Në treg gruri sivjet po kërkohet të blihet me çmim nën 27 lekë për kg. Për agronomët çmimi i shitjes është nën koston e prodhimit. Për shkak të çmimit të ulët shumë fermerë po e mbajnë stok të pashitur grurin, kurse të tjerë po e shesin si ushqim për kafshët. Vasfi Sherifi përfaqësues nga AGROVAS-SHE pohon së sasitë e grurit të shitura për kafshët janë të paktë, pasi ky produkt nuk përdoret në masë në blegtori. Më tepër përdoret elbi. Për këtë arsye sipas tij disa fermerë në zonën e Korçës kanë nisur të shtojnë të mbjellat me elb për përdorim në blegtori.

Sipas të dhënave të INSTAT në rang vendi sipërfaqja e tokës së mbjellë me elb ishte 5,597 ha. Krahasuar me 2021 sipërfaqet e mbjella me elb u shtuan 10%.

Sivjet gruri nuk u përfshi në skemën kombëtare për dhënien e subvencioneve direkte. Ndërsa do të vijojë të mbështetet nga dhënia e naftës pa akcizë. Nga skema e naftës pa akcizë mbështetet edhe elbi, thekëri dhe tërshëra./ Revista “Monitor”

Pas

Apartamenti i Karl Lagerfeld në Paris u shit për 10 milionë euro

Para

Shembja e urës së Baltimorit ndez teoritë e pabaza të sulmit

Para
Shembja e urës së Baltimorit ndez teoritë e pabaza të sulmit

Shembja e urës së Baltimorit ndez teoritë e pabaza të sulmit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas vizitës së Ramës në Vlorë, mobilizohet administrata qendrore dhe vendore: Task Forcë për sezonin turistik!

Çfarë po ndodh në Kosovë? Pritej mbajtja e seancës për konstituimin e Kuvendit, policia largon deputetët dhe mediat nga ndërtesa

Diogo Jota përcillet në “banesën e fundit”, Liverpool merr vendimin fisnik ndaj familjarëve të portugezit

Operacion kundër falsifikimit: Arrestohen babë e bir prodhonin dokumente false për emigrim në SHBA dhe BE, procedohet bashkëpunëtori

Shërbimi Sekret gjerman: Rusia po përdor gjithnjë e më shumë armë kimike në Ukrainë

Ambasadori shqiptar në SHBA takohet me Sekretarin amerikan Marco Rubio, Bushati: E ftova të vizitojë Tiranën!

Ilir Proda: Trafiku i armëve nga Kosova, nxitës i krimeve në Shqipëri

Arrestimi i 14 doganierëve grekë, radhë kilometrike në Qafë-Botë! Pala fqinje punon me staf të reduktuar, qytetarët në pritje për disa orë

Situata e zjarreve në vend, ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë u raportuan 16 vatra, 4 ende aktive

Landfilli i Elbasanit prej pesë ditësh në flakë, qytetarët përballen çdo ditë me tymin toksik. Problematikat me të cilat po përballet zjarrfikësin në terren

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.