Menjëherë pasi doli nga Kryesia e Kuvendit, Ilir Meta është nisur drejt presidencës ku është takuar me presidentin Bujar Nishani. Të paktën kështu raporton gazeta “Panorama”. Ky takim vjen pas dy raundeve të dështuara për zgjedhjen e presidentit dhe një ditë para raundit të tretë.
Në një deklaratë për mediat, pas mbledhjes së partive parlamentare, ai tha se dialogu për presidentin e rim und të nisë që mbrëmjen e sotme.
“Për çështjen e presidentit e dini se qëndrimi im ka qenë nxitës, unë kam qenë ndër nxitësit kryesor që mazhoranca të ketë këtë qëndrim, që presidentin ta kemi sa më konsensual dhe të ecim sëbashku me opozitën dhe të kemi kandidatë prej saj pse jo.
Ne nuk duam të bëjmë asnjë veprim pa opozitën, sepse do ta kishim bërë me kohë, presidentin me kohë, kodin me kohë. Ka një shqetësim opozita se mos shtyjmë kohën për ta futur në zgjedhje, por do t’i mohohet mundësia të rregjistrohet në zgjedhje.
Unë besoj se presidenti do zgjidhjet në këtë magjistraturë dhe shpresojmë që dialogu të vendoset pse jo edhe sot në mbrëmje.”, ishin fjalët e Metës.
Ndoshta me këtë takim me Nishanin, kreu i LSI-së ka nisur dialogun për zgjedhjen e presidentit të ri, ashtu sikurse premtoi pas mbledhjes se Kryesisë. (D.D/Shuplaka)