Pas Manjanit dhe ish-Ministri i Shëndetësisë, aktualisht kreu i grupit parlamentar në LSI, Petrit Vasili ka dalë kundër kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi, e cila u shpreh se Erion Veliaj ka bërë punë të mira për Tiranën.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Vasili shkruan se këto tre vite Tirana ka parë një cunam të paparë me gënjeshtra.
Sipas tij: Tirana ka vetëm dy mundësi:ose të vazhdojë të shqepet me gënjeshtra, të plackitet dhe të zhbëhet si qytet e qytetari ose ti kthehet së vertetes dhe te mbijetoje e ëe ruaje ato vlera që mundi i shume brezave ndërtoi.
Postimi i plotë
Kryetari i Bashkise se Tiranes pa rivalë si genjeshtar.(video).
Tirana ka pare keto tre vjet nje cunam te papare genjeshtrash.
Veliaj nuk ka rivale si genjeshtari me i madh qe ka qeverisur Tiranen dhe kjo eshte merita e me e vetme e tij.
I vertete ai eshte kur jep leje per kulla pa fund ne zemer te Tiranes dhe pastaj prap kthehet te genjeshtari dhe e mohon.
I vertete ai eshte vetem kur shan e shfryn dhe i quan qytetaret shpellare,por pastaj prap kthehet te genjeshtari dhe e mohon qe i ka quajtur ashtu.
I vertete ai eshte edhe kur thote se policja ina nuk do te martohet dot se ju prene gishtat,pastaj prap kthehet te genjeshtari dhe e mohon ma lexuan gabim thote.
Tirana ka vetem dy mundesi:ose te vazhdoje te shqepet me genjeshtra,te plackitet dhe te zhbehet si qytet e qytetari ose ti kthehet se vertetes dhe te mbijetoje e te ruaje ato vlera qe mundi i shume brezave ndertoi.
Megjithate se sa genjen ky shiheni ne kete video qe flet vete.
(M.Q/Faxweb.al)