Pas investimit të jashtëzakonshëm në Reformën në Drejtësi në vendin tonë, ambasada e SHBA-ve i ka kthyer sytë nga policia e shtetit, dhe më konkretisht te shërbimi i brendshëm i aknesave.
Ka qenë një takim që drejtori i SHÇBA-së Muhamet Rrumbullaku ka pasur me dy përfaqësues të SHBA-ve, që ka nxitur ambasadën amerikane në Tiranë, që të deklarojë se mbështet një institucion të fortë dhe të pavarur, që siguron integritet dhe llogaridhënie.
Postimi i ambasadës:
Ambasada Amerikane mbështet një Shërbim të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) që është i fortë, i pavarur dhe efikas në punën e tij të rëndësishme për të siguruar integritetin dhe llogaridhënien e ligjit shqiptar.
Drejtori i Çështjeve Ndërkombëtare të Drogës dhe Zbatimit të Ligjit Ben Rockwell dhe Atasheu i Asistencës për Zbatimin e Ligjit Ron Hendren u takuan dje me Drejtorin e Përgjithshëm të SHÇBA-së, Muhamet Rrumbullaku, për të diskutuar mbi reformat e rëndësishme legjislative në vazhdim dhe për të nënshkruar një marrëveshje dhurimi në mbështetje të njësisë poligrafike të SHÇBA-së.