06:01 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Pas postimit të Ramës për gjelbërimin, Koka sidon kryeministrin: S’ka nevojë për vetlëvdim e reklamë, sfidë ndaj betonizimit që ka pushtuar vendin

09:54 | 05/06/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pas postimit të Ramës për gjelbërimin, Koka sidon kryeministrin: S’ka nevojë për vetlëvdim e reklamë, sfidë ndaj betonizimit që ka pushtuar vendin

Ministri i Mjedisit Lefter Koka pikërisht në “Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit” ka treguar se është bërë një punë e palodheshme por nuk ka nevojë as të vetlëvdohet dhe as të reklamohet edhe pse kjo punë ka minimizuar katastrofën mjedisore disavjeçare që na lanë trashëgim.

“Reformat dhe ligjet, masat dhe kontrollet, monitorimet dhe puna e përkushtuar në një hark mjaft të shkurtër kohor kanë sjellë rezultate të padiskutueshme, të dukshme dhe të pranueshme nga të gjithë. Kjo punë e palodhur që nuk ka nevojë as të vetlëvdohet dhe as të reklamohet ka minimizuar katastrofën mjedisore disavjeçare që na lanë trashëgim.”, shkruan Koka. 

Mesa duket Koka ka sfiduar kryeministrin Edi Rama i cili mëngjesin e sotëm ka publikuar disa foto nga Berati ku sipas tij është punuar shumë në aspektin e mjedisit në këtë qytet.

Por ministri i Mjedisit ka theksuar më tej se kjo punë për mbrojtjen e mjedisit është një sfidë ndaj epokës së betonit që ka pushtuar vendin tonë. “Le të mbajmë në mendje se dhuratat e vyera të natyrës nuk mund të vlerësohen me fitimet ekonomike. Dhe të kujtojmë gjithashtu se burimet natyrore nuk mund të merren për të mirëqena dhe vetëm një zhvillim i qëndrueshëm i tyre mund të sigurojë bashkëjetesën e domosdoshme midis njeriut dhe natyrës.”, përfundon Koka.

Duhet të theksojmë që Koka është një nga zërat më kritikë të LSI dhe si ministër ndaj qeverisë Rama. Madje kjo e mësipërmja nuk është e vetmja përplasje, pasi Koka vetëm pak muaj më parë ka deklaruar se “po bëhemi gaz i botës me kanabisin dhe se policia po përdoret politikisht nga persona të caktuar”, një sulm ky kundër Ramës dhe ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Saimir Tahirit.

Po kështu Koka  nuk ka munguar edhe me kundërshtimet ndaj Vangjush Dakos. Ai ka deklaruar se edhe kreu i Bashkisë së Durrësit,po e keqadministron pushtetin që i ka dhënë PS dhe LSI në Durrës, madje po betonizon edhe qytetin. Sipas Ministrit Koka, Dako u thotë strukturave të PS-së se armiku politik i PS nuk është PD, por LSI.

 

REAGIMI I SOTËM:

“Përshëndetje miq
Sot është Dita Botërore e Mjedisit!
Çdo 5 qershor, bota feston një nga ditët më të rëndësishme mjedisore të vitit. Edhe Shqipëria si pjesë e saj, feston me një mjedis më të mirë, më të ruajtur se disa vite më parë. 
Në këto 4 vite Ministria e Mjedisit ia ka dalë mbanë të sjellë në qendër të vëmendjes së opinionit publik, medias dhe shoqërisë civile, një nga komponentët më të rëndësishëm të jetës sonë, MJEDISIN.

Reformat dhe ligjet, masat dhe kontrollet, monitorimet dhe puna e përkushtuar në një hark mjaft të shkurtër kohor kanë sjellë rezultate të padiskutueshme, të dukshme dhe të pranueshme nga të gjithë. Kjo punë e palodhur që nuk ka nevojë as të vetlëvdohet dhe as të reklamohet ka minimizuar katastrofën mjedisore disavjeçare që na lanë trashëgim.
Dhe rruga e nisur duhet të vazhdojë me mbështetjen e domosdoshme të çdo qytetari! Sepse ky është Shansi ynë për të sotmen dhe të nesërmen që do të vijë! Shansi për një mjedis të mbrojtur është shansi për të ardhmen e jetës!

Të dashur miq,
Le të na kujtojë kjo ditë se njeriu është pjesë e natyrës dhe se jeta jonë varet tërësisht prej saj. Le të jetë kjo ditë një sfidë ndaj epokës së betonit që ka pushtuar vendin tonë. 
Ndaj ju ftoj sot që të shkoni pranë natyrës, të vlerësoni bukurinë dhe rëndësinë e saj, si dhe të ndërgjegjësoheni për të mbrojtur tokën që të gjithë bashkë e ndajmë. Bëni sot qoftë edhe një hap drejt parkut më të afërt të qytetit tuaj, pyllit, lagunës apo zonës së mbrojtur, për të kontribuar në ruajtjen e saj, për të pastruar apo për të mbjellë, pse jo për të shijuar paqen që natyra fal.

Le të mbajmë në mendje se dhuratat e vyera të natyrës nuk mund të vlerësohen me fitimet ekonomike. Dhe të kujtojmë gjithashtu se burimet natyrore nuk mund të merren për të mirëqena dhe vetëm një zhvillim i qëndrueshëm i tyre mund të sigurojë bashkëjetesën e domosdoshme midis njeriut dhe natyrës.Gëzuar Ditën Botërore të Mjedisit! (J.V/Shuplaka)

 

Etiketa: edi ramagjelberimiLefter Kokaperplasje
Pas

Ekzekutimi i Erven Hysenit në Vlorë, bashkëshortja me fjalë të ndjera: Ma bëre me hile, por të kam falur

Para

Arrestohet për dhunë ndaj dy fëmijëve edukatorja në Tiranë, pas kallëzimit të prindërve (EMRI)

Para
Arrestohet për dhunë ndaj dy fëmijëve edukatorja në Tiranë, pas kallëzimit të prindërve (EMRI)

Arrestohet për dhunë ndaj dy fëmijëve edukatorja në Tiranë, pas kallëzimit të prindërve (EMRI)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mesazh i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, drejtuar Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

AKU zbardh analizat për rastin e helmimit në Gramsh dhe paralajmëron dezinformatorët

Raporti: Koreja e Veriut i dorëzoi Rusisë 20.000 kontejnerë me municione

Barcelona pezullon marrëveshjen e miqësisë me Tel Avivin për shkak të situatës në Gaza

Tjetër mesazh i koduar i ambasadës së SHBA: Minimi i zgjedhjeve kërcënon…

FOTO/ Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, shfaqet në konferencë me Trump! Presidenti amerikan i dhuron “çelësin e artë”

Masat ndëshkuese të BE, për dy vite Kosovës i pezullohen mbi 613 milionë euro

EMRI/ Të shtëna në Durrës, plagoset një person

Alarm për bombë tek Hotel Plaza/Rezulton lajm i rremë

Elbasan/ Dy 14-vjeçarë ngacmojnë seksualisht një të mitur, e filmojnë dhe postojnë në rrjetet sociale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.