Pas një sherri që pati në dalje të Kuvendit me Taulant Ballën, Monika Kryemadhi i ndali hapat dhe po kërkonte diçka në oborr.
As më pak dhe as më shumë, Kryemadhi ka kërkuar kamerën e ERTV-së në mënyrë që të jepte një deklaratë edhe për ta.
Së fundi televizioni i kryeministrit ka zgjeruar gamën e tij të transmetimeve dhe me dhënien e lajmeve çdo javë, rreth aktivitetit të ministrave.
Edhe seanca e sotme në Kuvend ishte mjaft e tensionuar, me kreun e PD-së Lulzim Basha që mbante peng foltoren, duke mos lejuar vijimin e seancës me rendin e ditës.
(E.K/FAXWEB.AL)