04:54 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pas shpalljes “non grata” në SHBA, vëllai i deputetit paguan për ta nxjerrë Llallën nga “lista e zezë” e DASH

20:42 | 04/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pas shpalljes “non grata” në SHBA, vëllai i deputetit paguan për ta nxjerrë Llallën nga “lista e zezë” e DASH

Ish-prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla është një prej tre zyrtarëve të lartë shqiptarë, të cilëve sekretari amerikan i shtetit, publikisht i ka komunikuar vendimin për mos të shkelur më kurrë, në tokën amerikane.

Sekretari amerikan i shtetit mori këtë vendim drastik për ish-kryeprokurorin më 14 shkurt 2018. Ndryshe nga Tom Doshi dhe Vangjush Dako që nuk janë shprehur asnjëherë për këtë vendim ekstrem, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla nuk është pajtuar me këtë qëndrim amerikan ndaj tij dhe familjes.

Rreth një vit më pas, Llalla nis përpjekjet për të dalë nga lista e zezë amerikane. Ky dokument tregon angazhimin e një kompanie lobuese në New York e quajtur Sher Tremonte, e cila ka lidhur një kontratë me ish-prokurorin më 15 Shkurt 2019 e si objekt pune ka, “anulimin e vendimit të departamentit amerikan të shtetit për t’i ndaluar atij dhe familjes hyrjen në SHBA.

Për këtë aktivitet lobues në kontratë sanksionohet se është paguar shuma e 5.000 dollarëve. Ndërkohë që aktiviteti lobues në SHBA është legjitim nëse ndodh brenda kornizës ligjore amerikane të përcaktuar, në rastin e Llalles interesant është fakti se kush i pagoi këto 5.000 dollarë. Në kontratën mes kompanisë lobuese Sher Tremonte dhe Llalles shuma e 5.000 dollarëve nuk është paguar prej tij, por prej një kompanie ndërtimi e quajtur “Lita Brothers Construction, LLC” me qendër në New York.

Sipas të dhënave nga regjistri kompanive të biznesit në SHBA rezulton se pronar i kësaj kompanie është shtetasi shqiptaro-amerikan Bedri Lita.

Zoti Bedri Lita është vëllai i deputetit demokrat Korab Lita. Mbetet e paqartë përse Bedri Lita paguesi shumës së 5.000 dollarësh u përfshi në këtë operacion lobimi në favor të Adriatik Llallës. Për këtë çështje, Top Channel pyeti deputetin Korab Lita se çfarë komenti kishte ai për përfshirjen e të vëllait në këtë histori lobimi.

Korab Lita deklaroi:

“Nga informacionet që kam, bëhet fjalë për një ngjarje përpara se unë të hyja në parlament. Prej 30 vitesh vëllai im jeton në SHBA dhe është shtetas amerikan. Veprimtaritë dhe jetët tona janë të ndara prej 30 vitesh. Secili nga ne ka jetë të pavarura nga njëri tjetri”./TCH

Etiketa: Adriatik Llallakorab lita
Pas

17-vjeçari përplas për vdekje këmbësorin në Lushnje

Para

Ishte lidhur me punonjësen, shkarkohet drejtori ekzekutiv

Para
Ishte lidhur me punonjësen, shkarkohet drejtori ekzekutiv

Ishte lidhur me punonjësen, shkarkohet drejtori ekzekutiv

Discussion about this post

 



Të Fundit

Netanyahu humb shumicën në Parlament, lideri i opozitës: Izraeli nga sot drejtohet nga një qeveri pakice, ka ardhur koha për zgjedhje

Situata e zjarrit në Drenovë

Komisioni Evropian propozon buxhet prej 2 trilionë eurosh

Pas Francës, edhe Italia refuzon të financojë armët amerikane për Ukrainën

Zjarri në Drenovë rrezikon nënstacionin elektrik/ Zjarrfikësit në gatishmëri të lartë

KPA lë në fuqi vendimin për Sokol Malajn/ Ankesa e rrëzuar, vendimi përfundimtar

Tiranë/ I riu gjendet pa shenja jete në automjetin e tij në zonën e Astirit (EMRI)

VKM/ Nga AKU tek Agjencia e Barnave dhe ajo e Mjedisit, Qeveria miraton riorganizimin e 14 institucioneve inspektuese

Policia e Burgjeve zhvillon kontrolle blic në institucionet e paraburgimit 313 dhe 302 në Tiranë

Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën e Kosovës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.