06:20 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Pas takimit me Bashën, Rama i dërgon emrat e ministrave teknikë për dekretim tek Nishani

22:07 | 21/05/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Presidenca i përgjigjet Ramës: Kemi krijuar të gjitha kushtet për dialog, kryeministri na ka sulmuar

Pas takimit me kreun e opozitës Lulzim Basha dhe pas publikimit të emrave të propozuar nga PD si ministra teknikë, kryeministri Edi Rama e ka dërguar listën për dekretim tek presidenti Bujar Nishani.

Duke filluar nga kirurg, pedagogë  e deri te kolonelë, emrat e propozuar janë nga më të njohurit në fushat respektive mirëpo emërimi i tyre pritet të bëhet nesër, në seancën e jashtëzakonshme parlamentare, të thirrur nga Ilir Meta.

LEDINA MANDIA

Ledina Mandia e cila pritet të emërohet zv/kryeministre, ish-Avokate e Shtetit, e cila është thirrur edhe si dëshmitare tek komisioni hetimor për CEZ.

GAZMEND BARDHI

Gazmend Bardhi i cili pritet te emerohet Minister Drejtësie eshte ekspert juridik ne zgjedhje, ka ndihmuar ne krijimin e ligjit te dekriminalizimit, eshte pjese e grupit te juristeve te PD dhe ka qene ne grupin e punes se PD per reformen ne drejtesi.

DRITAN DEMIRAJ

Kolonel Dritan Demiraj ka 24 medalje në ushtri dhe 27 në sport. Komandant i Forcave Speciale të Ushtrisë, ai njihet si “babai”, udhëheqësi i parë luftarak në terren dhe trajnues i misioneve “Eagle” (nga 1-7), pedagog, autor i shumë librave, manualeve e kumtesave deri në kategorinë akademike të kërkimit shkencor.

Koloneli Dritan Demiraj, është “Nderi i Kombit” me dekoratë presidenciale.

Ai është liruar pas 31 vitesh kontribut në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, nga Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli.

HELGA VUKAJ

Helga Vukaj e cila pritet te jete Ministre e Financave, diplomuar në Jurisprudencë (2000). Doktor i Shkencave Juridike, me 10 vite eksperience pune, ka qenë Juriste në Presidencë, Drejtor Drejtorie në Ministri të Brendeshme, zv drejtor i Përgjithshëm në Agjensinë e Kthimit dhe Kompesimit te pronave, dhe në KLSH si Drejtoreshë e Përgjithshme.

ARBEN BEQIRI

Arben Beqiri qe pritet te jete Minister i Shëndetësisë, eshte mjek dhe pedagog. Punon pranë Shërbimit te Kirurgjisë Digjestive.

XHULJETA KËRTUSHA

Ajo qe pritet te jete Ministre e Mirëqenies Sociale, Xhuljeta Kërtusha-ish nënkryetare e Forumit Rinor të Durrësit. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: edi rama
Pas

Nga pedagog e avokate, te kirurg e kolonel, kush janë ministrat teknikë të propozuar nga PD

Para

Ministrat teknikë, Manjani: Të tjerët nuk i njoh, por ai i Drejtësisë është jurist i zoti

Para
Manjani: E fundit gjë që më shkon ndërmend është të quaj Edi Ramën Skënderbe

Ministrat teknikë, Manjani: Të tjerët nuk i njoh, por ai i Drejtësisë është jurist i zoti

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasjet Trump-Musk shkaktojnë “krizë” në shitjet e Tesla-s

Partneri tentoi ta vriste? Tragjedi në Itali, 48-vjeçarja bie nga kati i katërt në tentativë për t’i shpëtuar zjarrit në banesë! Dyshimet e policisë dhe sherri mes çiftit para ngjarjes

“Eloni u çmend”: Trump dhe Musk debatojnë publikisht

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon marrëveshjen për bashkëpunim me Ukrainën

Objekti arkeologjik dëmtohet pas një serie tërmetesh në zonën vullkanike

Trump shpreh zhgënjimin ndaj Elon Musk: Kishim një marrëdhënie shumë të mire, nuk e di nëse do ta kemi më! Miliarderi: Pa mua s’do i kishe fituar zgjedhjet

Netanyahu konfirmon rekrutimin e klaneve palestineze për të luftuar ndaj Hamasit

Fluturime të vonuara ose të anuluara, BE ndryshon rregullat: Kompensim deri në 500 euro dhe praktika të thjeshtuara. S’ka më pritje të gjata në avion

Itali/ Trafikonte kokainë të fshehur në airbagun e makinës, arrestohet 35-vjeçari shqiptar me precedentë!

Zelensky: Rusët janë të sëmurë nga urrejtja dhe lufta, vetëm me forcë ndalen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.