Dy ditë më parë takimi i ambasadorit amerikan Donald Lu dhe ish-ministrit të drejtësisë Ylli Manjani bëri jo pak jehonë.
Aq mirë duket se ka shkuar takimi mes tyre, sa ka bërë që Manjani me qëndrimet e tij konservatore dikur, sot ti bashkohet paradës për mosdiskriminimin e komunitetit LGBT.
‘’Nuk kam hequr dorë nga qëndrimet e mija, po jam kundër diskriminimit. Iu përgjigja thirrjes së Lu-së për të qenë këtu, ambasadorin nuk e kam as mik dhe as armik”, është shprehur Manjani. Ai ka shëtitur me biçikletë së bashku me Donald Lu-në.
Pak kohë më parë Manjani dhe Lu u përplasën ashpër në distancë mes tyre, po duket se tashmë gjithçka është hedhur pas krahëve, dhe për Manjanin komunitetit LRGBT duhet respektuar si çdo qytetar i Shqipërisë.
(E.K/FAXWEB.AL)