Pak takimit me Edi Ramën ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Grabiel është takuar me kreun e opozitës Lulzim Basha. Pas këtij takimi Basha është shprehur se do të hyjë në parlament të votojë 6 ligjet e Vettingut vetëm kur marrëveshja të rikthehet.
“Ora është 16 me 27 minuta që do të thotë takimi me minsitrin ka zgjatur goxha, kjo është detyra ime, jo ne emër të Partisë Demokrsitke, që të paraqitja fakin dhe argumentet për gjendjen e krimit në vend, për Reformën në Drjetësi dhe këtë e kam bërë në mënyrën më eurpiane.
Nuk komentoj deklaratën e tij të mëparshme. Gjithçka që Partia Demokratike dhe opozita depoziton është e bazuar në fakte dhe evidenca që janë të verifikuara ndërkombëtarshit, siç është raporti i Departamentit të Shtetit. Europoli thotë qartë që Shqipëria në 2016 është kthyer në një vend kyç të kultivimin dhe shpërndarjen e drogës. Injorimi i tonelatave të drogës është ndërshkim për Shqipërinë.
Kjo do ta çojë në destabilizim vendin, do të dëmtojë Shqipërinë, rajonin dhe Europën, bëhet për fatin e Shqipërisë dhe vlerave eurpiane dhe sigurisë rajonale dhe europiane. Vettingu nuk duhet të bëhet nga asnjë kryeministër, sepse abc –ja në Europë nuk duhet të bëhet nga qeveria sepse qeveria duhet të jetë konflikt interesi. Pata rastin ta ç’montoj me fakte gënjeshtërën e Ramës. PD do të kthehet kur të bëhet thyerja e paktit, atë herë do të votohen 6 ligjet, në momentin kur marrëveshja të rikthehet. Që nuk mbron zyrtarët e korruptuar, po i kundërshton. Zgjedhje pa qeveri tekine, duke zbatuar ligjin për dekriminalizmin, zgjedhje pa luftuar drogën, zgjedhje fasadë të diktuara nga krimi nuk do të ketë.”, u shpreh Basha. (J.V/Shuplaka)