Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, i cili ndodhet në New York ku së bashku me kryeministrin Rama ku ka marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka takuar edhe ministrin e jashtëm grek Nikos Kotzias.
Njoftimin e ka dhënë vetë Bushati në rrjetet sociale ku shkruan: “Me mikun dhe kolegun grek Nikos Kotzias në Neë York, për të vijuar punën e nisur për adresimin e të gjitha çështjeve dypalëshe, bazuar mbi të drejtën ndërkombëtare dhe me frymë europiane”!
Kujtojmë që raportet me Greqinë janë të tensionuara, madje pak ditë më parë Greqia paralajmëroi Shqipërinë se po rrezikon rrugën e saj Europiane me mënyrën si po sillet ndaj minoritetit grek në Shqipëri.
Ndërkohë që Rama në një deklaratë të pak ditëve më parë u përgjigj duke thënë se minoriteti grej është i respektuar në vendin tonë. (B.H/Shuplaka)