Pas kreut të LSI-së Vasili dhe kreu i PDIU-së është shprehur pro paketës ‘’McAllister’’.
‘’PDIU i qëndron paketës McAllister, kjo i jep mundësi opozitës që të ketë garanci për zgjedhjet. Jam shpresplotë për takimin kokë më kokë mes Ramës dhe Bashës. Shpresoj që të ketë një zgjidhje. Nuk ishte tamam kështu, kishte një kundërpropozim të Kryeministrit Rama, sa i përket ‘’McAllister’’ ajo e ka një datë të zgjedhjeve që është 16 korriku’’, u shpreh Idrizi.
Ndërkohë që më parë edhe Vasili iu shpreh kësaj pakete. Nuk dihet nëse Rama nuk do të marrë parasysh apo jo qëndrimet e aleatëve të tij.
‘’Sot patëm mundësi që të zhvillonim një dialog më të gjerë, me pjesëmarrjen e të gjitha partive parlamentare. U njohëm në mëyrë të detajuar dhe me negociatat e PD-së dhe PS-së me ndërmjetësimin e amerikanëve. Kjo ka qenë baza themelore e diskutimit.
Përsa i përket LSI-së ne jemi të bindur që ajo duhet të zbatohet pikë më pikë. Nuk është asnjëherë vonë, ajo jep bazën e duhur për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Problemi kryesor është vlerësimi i kohës, pasi çdo minutë që kalon është në dëm të vendit.
Paketa McAllister ka një datë brenda, që është 16 korriku dhe nuk ka asgjë të pazakontë në këtë datë. Nuk jam këtu për të diskutuar për atë që do të vendosë zoti Rama. Nuk hamendësoj asgjë që lidhet me kryeministrin’’, u shpreh Vasili. (E.K/SHUPLAKA)