Pas Vlorës një tjetër lëvizje ka ndodhur në zyrat e kadastrave pasi mësohet se drejtuesja e saj në Pogradecit, Natalja Velo është liruar nga detyra dhe ndërkohët është zbuluar edhe emri që do ta zëvendësojë.
Mësohet se vendin e saj do ta zërë Gentjan Mahmutaj i cili më herët ka mbajtur postin e regjistruesit në Zyrën Vendore të Regjistrimit në Pogradec për një periudhë 2 vjeçare.
Ende nuk janë bërë të njohura arsyet e kësaj lëvizjeje ndërkohë po ditën e sotme u bë me dije se, pas 3 dorëheqjesh në më pak se tre muaj, hipoteka e Vlorës do të drejtohet nga Bilbil Aliaj, i cili do të jetë drejtori i 10-të që merr përsipër të rregullojë çështjet e pronave në Vlorë që prej vitit 2013.
Dorëheqjet e vazhdueshme të titullarëve të hipotekës në Vlorë kanë tërhequr vëmendjen e opinionit publik pasi kanë nxjerrë në pah problemet me pronat.
Më 11 shtator policia tha se kishte vënë në hetim 23 punonjës të hipotekës për shpërdorim detyre, ndërsa më parë qe raportuar se Kontrolli i Lartë i Shtetit kishte nisur auditimin e punës së 4 viteve të fundit në hipotekë.
Discussion about this post