02:52 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Pasoja e ”post Brexit”, gjobë për çdo punëdhënës që merr punëtor nga BE-ja

07:49 | 12/01/2017
në Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pasoja e ”post Brexit”, gjobë për çdo punëdhënës që merr punëtor nga BE-ja

Ashtu si edhe pritej dhe ishte përfolur dalja e Britanisë nga BE-ja nuk mund të shpëtonte fare pa pasoja. Padyshim që sektori i ekonomisë do të ishte do të ishte edhe një nga më të ndjeshmit. Pavarësisht se Britania nuk ishte pjesë e Eurozonës, politikat në nivel makro do të ndikonin dhe aty.

Tashmë atje po merret në konsideratë një masë drastike, për të gjobitur punëdhënësit me nga 1.000 paund (1.200 dollarë) në vit për çdo punonjës të kualifikuar që rekrutojnë nga Bashkimi Europian pasi ishulli të largohet nga unioni.

Ky është njoftimi më i fundit nga Ministria e Emigracionit gjatë kësaj të mërkure. Robert Goodëill tha para një komiteti të Dhomës së Lordëve se gjoba “është diçka që na është propozuar dhe që mund të aplikohet” për punonjësit nga BE-ja.

Britania ka miratuar tashmë një taksë të tillë për punonjësit e huaj që vijnë nga shtetet jo anëtare të BE-së, taksë që do të hyjë në fuqi në muajin prill. Aktualisht, qytetarët nga 27 vendet anëtare të BE-së kanë të drejtën për të jetuar dhe punuar në Britani, por kjo liri lëvizjeje pritet të marrë fund sapo Britania të largohet nga blloku.

Qeveria ka vendosur një objektiv për reduktimin e migrimit drejt Britanisë, në më pak se 100 mijë njerëz në vit, ndryshe nga sa është aktualisht me 300 mijë të ardhur në vit.

Pasi përmendi taksën prej 1.000 paund, Goodëill tha se ende nuk është e sigurtë. Bisedimet për dalje nga BE-ja duhet ende të nisin, ndërsa “ne nuk jemi në një pozicion për të spekuluar se cila do të jetë zgjidhja e negociatave post-Brexit”, tha ai.

Grupet e biznesit, gjithsesi, kritikuan idenë e një takse për punonjësit e huaj. Seamus Nevin, kreu i punësimit dhe politikave kualifikuese në Institutin e Drejtuesve, tha se punëdhënësit “thjesht nuk mund të durojnë kufizimet e mëtejshme, e nëse ata arrijnë të gjejnë kandidatin e duhur edhe taksën shtesë”. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: BrexitBritaniagjobe
Pas

Ndërron jetë në moshën 86-vjeçare, shkrimtari Ramiz Kelmendi

Para

Pasi tmerroi kryebashkiakët, presidenti filipinas sfidon kishën: Kontraceptivë falas për 6 milionë gra

Para
Pasi tmerroi kryebashkiakët, presidenti filipinas sfidon kishën: Kontraceptivë falas për 6 milionë gra

Pasi tmerroi kryebashkiakët, presidenti filipinas sfidon kishën: Kontraceptivë falas për 6 milionë gra

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tërmet me magnitudë 3.4 godet Fushë-Krujën, ndjehet edhe në Tiranë

Aksident në aksin Fier–Cakran, përplasen dy automjete/ tre të lënduar

25 vite Avokati i Popullit/ Spiropali: Kuvendi i angazhuar për të mos lënë asnjë raport në harresë

25-vjetori i Avokatit të Popullit, Ballanca: Mbrojtja e të drejtave është përgjegjësi e përbashkët

Kancelari gjerman: Gjermania do të paguajë pjesën e saj për mbrojtjen e Evropës

Izraeli heq kufizimet dhe rikthen aktivitetin e plotë në gjithë vendin

Pezeshkian: Të drejtat legjitime të Iranit nuk do të kompromentohen, dialog i hapur

Të paktën 40 viktima në Gaza pas arritjes së armëpushimit Iran-Izrael, njoftojnë mjekët

Fluturimet ndërkombëtare rikthehen pjesërisht në hapësirën ajrore të Iranit

Presidenti i Iranit: Jemi të gatshëm për negociata, por jo për kushte të imponuara

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.