Prej gati dy muajsh, Shqipëria është vendosur në karantinë për shkak të situatës së krijuar nga pandemia Covid-19. Gjithë kjo situatë duket se ka lënë edhe “pasoja” te njerëzit, duke vërtetuar edhe paralajmërimet e shpeshta të ekspertëve mbi rreziqet që i kanosen popullatës si pasojë e izolimit.
Së fundmi, JOQ ka publikuar një video e pazakontë, e cila tregon “pasojat” e koronavirusit në vendin tonë. Siç shihet dhe në video, një person në moshë të re, i cili e ka shfyrë gjithë “dufin” e akumuluar përgjatë këtyre ditëve duke goditur me shkelma një pemë në trotuarin e një rruge.
Mirëpo, jo gjithçka ka shkuar mirë për të, pasi në një moment ai pëson një incident, pasi rrëzohet teksa shkelmon pemën. Videoja është filmuar mbrëmjen e kësaj të diele në lagjen nr.4 të Sarandës.