Ministrja Olta Xhaçka ka deklaruar në konferencën e sotme për shtyp se nuk do të japë asnjë përgjigjie lidhur me spekulimet që bëjnë deputetët e opozitës për një investim të bashkëshortit të saj në jug të vendit.
Xhaçka tha se ky diskutim është për vëmendje dhe se nga ajo apo i shoqi nuk është marrë asnjë para publike për të ‘hapur çadrat’ në plazhe. Ajo shtoi se këto lloj akuzash tashmë do të marrin përgjigjie nga institucionet përkatëse.
Kujtojmë se PD ka bërë kërkesë për heqjen e mandatit të deputetes dhe ministres Xhaçka, pasi sipas tyre është në kushtet e konfliktit të interesit.
Xhaçka: Po u gjet një lek para publike përfituar nga unë apo bashkëshorti im patjetër do u jepja përgjigjie nëse i kemi pasuritë bashkë apo të ndara. Mua më vjen keq që deputetët e opozitës spekulojnë dhe sot marrin vëmendje në këtë konferencë që është shumë e rëndësishme, a ka apo ska të drejtë një biznes të hapë cadrat në një plazh që nuk tjetërsohet dhe që investimet në turizëm duhen stimuluar, prandaj duhen spekuluar. Në respekt të opinionit publik, më bëhet qejfi që kjo gjë ka hyrë në binarë institucionalë.
Rama: Prirja imë është të mësoj dhe kur ajo që debatohet është shumë e qartë, ky diskutim është në nivel personal, i shëmtuar.