Ish-deputeti i PD-së, Astrit Patozi i ftuar sot në “Opinion” në lidhje me garën për kreun e Partisë Demokratike ai është shprehur se nëse brenda PD-së nuk do të jetë e ndershme, por farse.
Patozi tha se do të kandidonte vete dhe se do ta shpartallonte Bashën.
“Nëse nuk do të ketë kandidat të denjë për zgjedhjet e kryetarit te PD-së, atëherë jam gati të hyj unë dhe ta shpartalloj Bashën. Unë e shpartalloj për 2 minuta. I njoh strukturat e partisë”, u shpreh Patozi.
Ndërkohë me herët ai i shpreh se nuk do të kandidonte për kreun e PD-së.
“Gjithë sa thatë ju janë të vërteta. Është shkruar dhe folur për mua gjatë këtyre ditëve. Unë sigurisht që e kam lexuar me vëmendje dhe sot kam një vendim. Unë nuk do të kandidoj për kryetar të PD-së”, tha ai.
(S.SH/Shuplaka)