Kryeministri Edi Rama në daljen e parë pas përfundimit të orarit zyrtar të votimit ka deklaruar se patronazhistët e dinë shumë mirë se kush ka votuar dhe kush jo.
Ai i bën thirrje atyre që tashmë të rrinë të qetë në shtepi. Ai më tej deklaroi se PS do të konfirmohet në qeveri për herë të tretë, gjë e cila bie ndesh me EXIT POLL-et e para.
Kryeministri theksoi gjithashtu se ashtu siç ishte kjo dite e diel ku mbizotëroi qytetaria, ashtu duhet të jenë dhe ditët në vazhdim kur pritet të dalë rezultati i zgjedjeve.
I përkasin vetëm parashikimeve para ndeshjes. Tani është rezultati i të gjitha kutive të votimit. Ju lutem shumë të gjithëve përqëndrohuni në detyrën tuaj. Në të njëjtën kohë atëqë tha Bora në emrin tim, një falenderim nga zemra për të gjithë patronazhistët dhe patronazhistet tona që kanë bërë një punëmbreslënëse. Ata janë që e dinë më mirë se të gjithë të tjerët se kush ka votuar dhe kush nuk ka votuar. Duke qenë se në zonat e tyre ata janë të bindur për rezultat e punës, të bindur janë të gjithë të tjerët. Tani është momenti që të ndjekin nga shpia vazhdiomin e procesit. Shqipëria do buzëqeshë, ajo që dua të theksoj, ne nuk duam thjesht rezultatin dhe konfirmimin si forcë qeverisë përsëri, ne duam që siç ishte kjo ditë kaq e bukur , kaq e thjehste, kaq qytetarë, ashtu duhet të jetë dhe vazhdimi i këtij procesi. Nga ky proces duhet tëdalë e fituar Shqiëpria dhe jo vetëm apartia që do të qeverisë vendin,’ tha Rama.
(E.H/Faxweb.al)