23:09 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

PD e skualifikoi nga gara për mandat të dytë në KQZ, Meta e merr në Kuvend Lefterije Luzin

08:02 | 12/01/2017
në Kryesore, Te Gjitha
0
PD e skualifikoi nga gara për mandat të dytë në KQZ, Meta e merr në Kuvend Lefterije Luzin

Lefterije Luzi pas një periudhe pushimi pas largimit nga KQZ-ja do të rikthehet sërisht me një post në administratën publike.Bëhet fjalë për një nga drejtoritë në Kuvendin e Shqipërisë, raporton një e përditshme. 

Lefterije Luzi do të marrë funksionin e drejtoreshës së Shërbimeve të Komisioneve Parlamentare, funksion i cili prej disa muajsh ishte vakant. Ky post është mbajtur për disa vite nga Tomi Kola, ishdrejtor i Qendrës së Regjistrimeve të Biznesit (QKR). Drejtoria e Shërbimeve të Komisioneve Parlamentare është një prej drejtorive të rëndësishme të Kuvendit dhe që bashkëpunon ngushtë me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta.

Lefterije Luzi mbante një nga detyrat e rëndësishme në administratën Jozefina Topalli, atë të drejtoreshës së Shërbimeve Juridike dhe detyrën e anëtares së Këshillit të Lartë të Drejtësisë, si përfaqësuese e Kuvendit. Duke qenë se ky funksion aktualisht është i plotësuar, ajo do të jetë drejtoreshë në shërbimin e komisioneve parlamentare. Rikthimi në detyrën e mëparshme është një e drejtë ligjore që u është njohur anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. 

Në nenin 17 të Kodit Zgjedhor, që flet për të drejtat dhe detyrat e anëtarit të KQZ-së, në pikën 5, specifikohet se: “Pas mbarimit të funksionit, anëtari i KQZ-së rikthehet në funksionin publik të mëparshëm dhe kur kjo nuk është e mundur, në një vend të të njëjtit nivel në organet e administratës publike”. Edhe pse në vendin tonë të drejtat për t’u rikthyer në një funksion janë të përcaktuara në ligj, shpeshherë ato mbeten si vendim i vullnetit politi

Luzi nuk u mandatua dhe nuk iu dha ”OK” as nga PD-ja për të tentuar një mandat të dytë në krye të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Emri i saj u lakua si një ndër kandidatët favoritë për një mandat të dytë në krye të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Deri në momentin e fundit, ajo ishte drejt rimandatimit, pasi kishte mbështetjen e PS dhe LSI, por Luzi u përjashtua nga Partia Demokratike si një nga dy kandidatët që duhet të eliminoheshin nga gara. PD preferoi të lerë në garë dy kandidatët e propozuar nga Partia Socialiste, Denar Bibën, që më pas u zgjodh si kryetar i KQZ-së dhe kandidatin tjetër, Koli Belen, i cili u eliminua gjatë garës. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: KQZ. MetaLefterije LuziLSIps
Pas

Pasi tmerroi kryebashkiakët, presidenti filipinas sfidon kishën: Kontraceptivë falas për 6 milionë gra

Para

E urrenit matematikën, fizikën apo letërsinë? Mësoni vendin europian ku lëndët janë hequr nga shkolla

Para
E urrenit matematikën, fizikën apo letërsinë? Mësoni vendin europian ku lëndët janë hequr nga shkolla

E urrenit matematikën, fizikën apo letërsinë? Mësoni vendin europian ku lëndët janë hequr nga shkolla

Discussion about this post

 



Të Fundit

Erdogan: Turqia mirëpret hapat e ndërmarrë për njohjen e shtetit palestinez

Pas Francës, Britanisë dhe Kanadasë/ Portugalia shqyrton njohjen e shtetit të Palestinës

Rubio hedh poshtë planet e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Kanadasë për të njohur shtetin palestinez: Pa miratimin e Izraelit s’do të ketë…

Rusia nuk pyet për ultimatumin e Trump-it! Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 mbetën të plagosur

Konispoli shpallet Ansambël Historik!

Trump caktoi 8 gushtin afatin përfundimtar për marrëveshjen e paqes në Ukrainë, SHBA njofton OKB-në: Po përgatisim masa shtesë…

Kosovë, Kurti i përgjigjet akuzave për favore të familjarëve të VV-së: Opozitës ia kemi ndalur pasurimin privat e zhvatjen

Dëmtoi me sende të forta një 42 vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar

Durrës/Rrezikonin të mbyteshin, pasi gomonia e tyre po fundosej për shkak të motit të keq, efektivët e trajnuar të Njësisë Policore Detare, me mjete lundruese, u shkuan në ndihmë 5 shtetasve

Telefonata e Trump ndali luftën mes Tajlandës dhe Kamboxhias

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.