Besart Kadia, Sekretar për Sipërmarrjen në Partinë Demokratike, ka komentuar së fundmi raportin e fundit të “Heritage Foundation”, ku vendi ka humbur 11 pikë, dhe shkaku kryesor mbetet koprrupsion.
Duke u ndalur në këtë raport, PD përmes tij ngre shqetësimin për regresin që po ndodh me politikat ekonomike në Shqipëri ku shqetësues mbetet borxhi i lartë publik, presioni i lartë fiskal dhe shpenzimet publike jo efikase.
Besart Kadia kujton deklaratat e ministrit të Financave, Arben Ahmetaj dhe kryeministrit Rama, të cilët flasin për fryte pozitive të reformave, ndërkohë që raporti flet për një ecje prapa me 11 vende.
“Heritage Foundation” shprehet se “sistemi gjyqësor mbetet jo efikas dhe vulnerabël ndaj ndërhyrjes së politikës”. Por ajo që theksohet si një përkeqësim i klimës së biznesit është KORRUPSIONI.
Ndërkohë që Rilindja pretendonte se e gjeti arkën e shtetit bosh, Heritage Foundation shprehet e shqetësuar se “zgjerimi i shpenzimeve qeveritare ka cuar në deficit buxhetore dhe në zgjerim të borxhit publik në vitet e fundit”.
E vetmja gjë që mund të bëjë një qeveri është t’i ofrojë biznesit një administratë efikase dhe profesionale. Por për “Heritage Foundation”, institucionit më me peshë në politikat e administratës së Republikanëve në SHBA, Shqipëpria ka përfunduar me një administratë që është barrë për të bërë biznes pasi sipas saj “administrata është e rrënuar nga inefikasiteti, paaftësia dhe nga korrupsioni”.
Ne mendojmë, ashtu si dhe Heritage Foundation, se liria ekonomike është e drejta themelore e çdo njeriu për të qenë zot i punës dhe pasurisë së tij.”, vijon më tej Kadia.
Ai shprehet se çdo konferencë, çdo tryezë e qeverisë me biznesin është thjeshtë Propagandë, propagandë dhe vetëm propagandë. Këto janë PPP-të e vetme që ka njohur biznesi shqiptar këto vite qeverisje. (XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post