13:35 | 16/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

PD nxjerr ekspertët: Marrëveshja Marku-Xhafaj shkel Kushtetutën, caktimi i prokurorëve do kaloj nga Ministri

14:53 | 02/02/2018
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
PD nxjerr ekspertët: Marrëveshja Marku-Xhafaj shkel Kushtetutën, caktimi i prokurorëve do kaloj nga Ministri

PD ka denoncuar sot nënshkrimin e marrëveshjes mes Arta Markut dhe Fatmir Xhafajt.

Sipas deputetit Enkelejd Alibeaj dhe ish-ministrit Gazmend Bardhi kjo është në shkelje të Kushtetutës dhe e kthen Prokurorinë në një institucion në varësi të qeverisë.

Sipas demokratëve SPAKU do të emërohet nga ana e Edi Ramës, përmes kësaj marrëveshje. 

“Duam të njohim publikun shqiptar me atë çka ka ndodhur sot paradite, marrëveshja mes prokurores së re dhe ministrit të Brendshëm. Ndërkohë opozita kërkon kthimin e kushtetushmërisë në zgjedhjen e prokurorit.

Teksa diskutohej kountributi i opozitës për rikthimin e kushtetutshmërisë, është lidhur një marrëveshje në brendësinë e së cilës thuhet se tashmë Prokuroria vendoset në shërbim të Saimir Tahirit, të mbrojtjes së tij, të rrëmbimit të dëshmitarëve.

Të gjithë janë njohur me kthimin e pasaportës së Tahirit, me lirimin e Sotës që ishte mbajtësi i parave të Tahirit, qoftë edhe rrëmbimi i Seitit që do të hapte gojën për atë që dinte, që pas ardhjes në detyrë të prokurores së re. 

Sot është lidhur një marrëveshje mes Markut dhe Xhafajt, pra është lidhur një marrëveshje mes qeverisë dhe Prokurorisë. Është një marrëveshje që zëvendëson ligjet, kodin e procedurës penale, Kushtetutën.

Prokuroria do të duhet që të ishte e pavarur dhe të hetonte Ramën, me terma të thjeshtë kemi një prokuror privat të përhershëm. Është e shkruar kjo në këtë marrëveshje”, u shpreh Alibeaj.

‘’Marrëveshja e lidhur sot mes Prokurores dhe Ministrisë ka shkelur Kushtetutën. Deri në krijimin e strukturës kundër krimit të organizuar kompetencën do ta kenë Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Prokuroritë në rrethe.

Kjo marrëveshje ndryshon këto rregulla, ku ministri dhe Prokurorja e Përgjithshme komandojnë prokurorët që do të hetojnë në lidhje me strukturat e krimit të organizuar”, u shpreh Bardhi.

(E.K/FAXWEB) 

Etiketa: alibeajbardhienkelejd alibeaj
Pas

Bashkia fal miliona euro taksa për një kullë në qendër të Tiranës

Para

Falja e detit, Kalaja: Ftoj qytetarët në protestë me simbole kombëtare, nuk do të bëjmë thirrje raciste

Para
Falja e detit, Kalaja: Ftoj qytetarët në protestë me simbole kombëtare, nuk do të bëjmë thirrje raciste

Falja e detit, Kalaja: Ftoj qytetarët në protestë me simbole kombëtare, nuk do të bëjmë thirrje raciste

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Samiti i Komunitetit Politik Europian në Tiranë/Hyrje Kreative për Liderët e Europës”(VIDEO)

‘Fushata jonë ishte BE, identitet, përkatësi’, Rama: Europa ka qenë e pranishme më shumë se kurrë

Samiti në Tiranë/ Liderët e BE firmosin yllin europian, simbolin e Edi Ramës në fushatën elektorale

Samiti i Komunitetit Politik Europian, Rama: Ju mirëpresim në këtë ‘shtëpi’ të ndërtuar nga fëmijët! Jeni të rrethuar nga imagjinata e tyre, jo nga makthet e Evropës

Mbyllet numërimi i votave të Diasporës, për ato nga Greqia pritet vendimi i Celibashit

Gurë në rrugë/ Reshjet e shiut krijojnë probleme në aksin Burrel-Rrëshen

Samiti i Komunitetit Politik Europian/ Liderët mblidhen për foto familjare

Shitnin kokainë në lagje dhe lokale të Korçës, arrestohen 2 vëllezërit

EMRI/ I vuri zjarrin një magazine me pajisje elektroshtëpiake, identifikohet dhe vihet në pranga 21-vjeçari nga Librazhdi

Masakra me 4 të vdekur në Dobraç, nxirret nga qelia Gjuljo Vuksani, dyshohet se u siguroi makinën autorëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.