15:41 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

PD për grevistët e Zharrzës: Kjo qeveri e ka zero ndjeshmërinë për hallet e njerëzve

18:14 | 06/02/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
PD për grevistët e Zharrzës: Kjo qeveri e ka zero ndjeshmërinë për hallet e njerëzve

Të zhgënjyer dhe të braktisur nga qeveria, kryefamiljarët e fshatit Zharrës së Patosit, kanë rinisur grevën e urisë prej 4 ditësh. Banesat e tyre janë pothuaj të pabanueshme dhe në rrezik për tu shembur për shkak të shpërthimeve në zonën afër me fushat naftëmbajtëse. Atyre iu premtua një proces vlerësues për dëmet materiale dhe dëmshpërblim deri në datën 31 Janar, por asgjë nuk ndodhi.

“Tek disa grevistë kanë filluar shenjat e dehidratimit dhe njëri prej tyre është paraqitur në emergjencë ku ka marrë mjekimin e duhur. Një tjetër nga grevistët është edhe me hipertension por nuk pranon të shkojë në urgjencë për trajtim. Ata nuk pranojnë të dalin nga greva dhe si mjek kërkoj që të ndërhyet sa më shpejt për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore”, u shpreh Albert Pesha, mjeku që po ndjek situatën e grevistëve.

Ervin Salianji vizitoi grevistën dhe shumë prej familjeve që po jetojnë me frikë në shtëpitë e tyre në prag të shembjes.

banoret-e-zharrzes

“Mezi e kam ndërtuar këtë shtëpi dhe kam rritur fëmijët këtu me vështirësi të shumta. Presim nga Edi Rama. Atë e kemi zgjedhur por nëse ai ka shitur Shqipërinë, e di ai. Ai duhet të interesohet edhe për familjet tona”, tha një prej banoreve.

Salianji shprehu mbështetjen për grevistët dhe kërkesën e tyre të drejtë për tu dëmshpërblyer ose për të levizur diku tjetër me ndihmën e qeverisë. Ai e cilësoi të papranueshëm që pasuritë natyrorë po shfrytëzohen ndërsa banorët që po dëmtohen nga ky shfrytëzim po neglizohen. Salianji ftoi të gjithë banorët dhe qytetarët për të protestuar së bashku në datën 18 Shkurt përpara kryeministrisë.

“Ishim sot për të përshëndetur dhe dëgjuar pas 4 ditësh në grevë të disa prej banorëve të Zharrës. Kjo është greva e dytë që po bëjnë për një kërkesë që e kanë të drejtë. Investimet që po bëhen në zonë, dhënia e pasurive publike u takon të gjithë shqiptarëve dhe duhet tu shërbejë për të sjellë zhvillim dhe prosperitet për banorët e zonës dhe për ta bërë më të shëndetshme jetesën e tyre dhe jo për ta shkatërruar atë. Pavarësisht se kanë 4 ditë në grevë urie këta qytetarë por edhe qindra banorë të tjera këtu në Zharrës së Patosit, asnjë nga qeveria nuk ka ardhur pavarësisht se u kanë nxjerrë një shkresë e cila u premtonte se në datën 31 janar do të kishte një vlerësim të dëmëve dhe një shpërblim për gjithë dëmtimet në banesa. Mesa duket kjo qeveri e ka zero ndjeshmërinë për hallet dhe problemet e njerëzve edhe kur ata sakrifikojnë. Kjo qeveri mendon se është Zot e jetës së qytetarëve dhe nuk mendon se është aty për tu shërbyer atyre. Për këtë arsye, duke para këtë arrogancë të qeverisë, ftojmë qytetarët që në datën 18 Shkurt në protestë përpara kryeministrisë edhe për ti thënë ndal prepotencës dhe arrogancës dhe për të sjellë një qeveri e cila do jetë në shërbim të qytetarëve dhe jo disa oligarkëve të lidhur me qeverinë”, tha Salianji. (E.K/SHUPLAKA)

banoret-e-zharrzes1

Etiketa: PDzharrez
Pas

Ndryshe nga titulli i këngës, sukseset e Majkut nuk kanë fund (FOTO DHE VIDEO)

Para

Hajdarmataj: Ky shkurt e gjen Shqipërinë me buste të diktatorëve të rinj

Para
“10 minuta dëborë në Tiranë dhe u bllokua te rruga e Durrësit, mendoni se ç’vuajnë banorët në veri”, deputetja publikon videon

Hajdarmataj: Ky shkurt e gjen Shqipërinë me buste të diktatorëve të rinj

Discussion about this post

 



Të Fundit

Britania e Madhe evakuon familjet e diplomatëve nga Izraeli për shkak të krizës me Iranin

Izraeli sulmon objektiva në lindje të Teheranit

Skenari i sulmit amerikan ndaj Iranit: Bombat 13.6 ton do përpiqen të rrëzojnë 1 mal

Britani/ Parlamenti voton në favor të dekriminalizimit të abortit

Kolegji Zgjedhor rrëzon PD-në edhe për Qarkun e Korçës: Nuk ka përsëritje të zgjedhjeve

Kupchan: Pas dështimeve globale, Trump mund t’u kthehet Kosovës dhe Serbisë

Arrestohet 27-vjeçari/ I vuri flakën shtëpisë së një gruaje prej borxheve të të birit

Konflikti Izrael-Iran, ja çfarë ka ndodhur në ditët e fundit

Pamjet e fundit satelitore tregojnë dëmtime në bazën raketore iraniane dhe në aeroport

Roskovec /I vuri zjarrin banesës për shkak të një borxhi, arrestohet 27-vjeçari

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.