PD ka zyrtarizuar kandidatin e saj për zgjedhjet e pjesshme të Bashkisë së Kavajës në 25 qershor. Ai është Isa Sakja. Sakja është kryetari i Partisë Demokratike të Kavajës.
Sot më herët PS kandidoi Dorjan Muratin. Dje u zyrtarizua Maksim Kona, kandidati i LSI.
Zgjedhjet e pjesshme u shtynë pasi kryeministri Rama u shpreh se sipas tij kishte një plan për destabilizim të procesit zgjedhor.
Kavaja në 25 qershor voton për kreun e Bashkisë dhe për deputetët. (M.D/Shuplaka)